Oh sa hyjnore dhe e ëmbël është të gjesh sekretin e pranisë së Tij dhe të rrish afër Tij!—David Brainerd (1718–1747), misionar tek amerikanët indigjenë
Rri në heshtje para Zotit dhe prite Atë.—Psalmi 37:7
Çfarë duhet të bëjë besimtari në ditë të vështira? Të presë dhe të dëgjojë. Lëre të besojë në emrin e Zotit dhe të mbështetet tek Ai. Lëre të rrijë pa bërë asgjë, siç thonë dhe Shkrimet e Shenjta—rri dhe dëgjo. Gjëja e parë që duhet të bësh është të mos bësh asgjë, të presësh. Kjo është kundër natyrës njerëzore, por është gjëja më e mençur që duhet bërë. Një shprehje thotë: “Kur je i tronditur, mos u nxito.” Me fjalë të tjera, kur nuk je i sigurt për hapin e rradhës, mos u nxito pa u menduar, thjesht duke shpresuar të gjesh më të mirën.
Rri i qetë dhe prit që Zoti të veprojë. Ai mund të veprojë vetëm atëherë kur jemi të qetë dhe kemi besim te Zoti. Shpesh, shqetësimi e pengon Atë të bëjë gjithçka mundet. Nëse mendja jonë është e çorientuar dhe shpirti i trazuar, nuk jemi në kushtet e duhura ku Ai mund të bëjë shumë për ne. Paqja e Zotit duhet të na çlodhë mendjen dhe të na qetësojë shpirtin.
Vëreni dorën tuaj mbi dorën e Zotit, dhe lëreni Atë t’ju udhëheqë drejt dritës së diellit të dashurisë së Tij. Rrini të qetë. Lëreni atë të veprojë për ju. “Mos u shqetësoni për asgjë, por… ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë; dhe paqja e Zotit … do t’ju udhëheqë mendjen dhe shpirtin.” 1—Virginia Brandt Berg (1886–1968), pastore amerikane dhe evangjeliste.
Zoti është më afër nga sa ne e mendojmë. Ai kujdeset për të më dëgjuar me një vëmendje më të madhe se e zakonshmja. Ai i lexon fjalët e mia të ngatërruara dhe kupton se çfarë ka brenda tyre. Ai i dëgjon psherëtimat dhe përpjekjet e mia sikur të ishin prozë e mirëfilltë.—Timothy Jones
Prania Ime do të shkojë me ty dhe Unë do të të jap pushim.—Eksodi 33:14
Një ditë, vogëlushi im erdhi dhe zgjati kokën e vockël te dera e studios sime. Ai e dinte që nuk duhet të më shqetësonte gjatë kohës që punoja. Dhe kjo gjë e shqetësonte paksa. Por ai më vështroi me sytë e tij të rrumbullakët e të ëmbël prej fëmije dhe më tha: “Babi, nuk do lëviz fare nëse më lejon thjesht të rri këtu me ty!” Çdo baba e kupton që e mori lejen time sapo iu afrua zemrës time prindërore në atë mënyrë.
Ajo ekperiencë e shkurtër më bëri të mendoj shumë. A nuk ndihemi edhe ne njëlloj në raport me Atin tonë Qiellor? Ne duam shumë të jemi me Të, thjesht të rrimë pranë Tij! Për më tepër, Ai nuk ndihet kurrë i shqetësuar prej nesh. Nuk ka rëndësi se kur shkojmë apo sa shpesh shkojmë!—Ole Hallesby (1879–1961), Mësues Kristian Norvegjez
Hidh mbi Zotin barrën tënde dhe Ai do të të mbajë.—Psalmi 55:22
Paqja nuk vjen nga mungesa e problemeve, por nga prania e Zotit.—Autor i panjohur
Shpirti im i shqetësuar, rri i qetë sepse paqja është buzëqeshja e Zotit.
Dashuria e Tij qetëson çdo dhimbje;
Vetëm dhuroni dashuri, dhuroni, dhuroni, dhe prisni në qetësi.
—Edith Linn Forbes (1865–1945)
Mësoni ta njihni mirë Jezusin që të ndihemi të sigurt kur t’ia lëmë Atij në dorë problemet tona. …Duke e njohur Jezusin gjithmonë e më mirë, lutjet tona kthehen në bashkëbisedime të qeta, konfidenciale dhe të bekuara me mikun tonë më të mirë, qofshin ato për nevojat tona apo të të tjerëve. … Dhe veçanërisht do të jemi më të qetë në lutjet tona kur kuptojmë se kemi bërë gjithçka që duhet të bënim pasi kemi folur me Të. Që nga ai moment, ia kemi lënë Atij në dorë dhe bëhet përgjegjësia e Tij.
“Vetëm pak kohë me Jezusin—
Oh, shpirtin të lehtëson,
Dhe të gjitha shqetësimet
Nga ti i largon”.
—Ole Hallesby
Nuk na vret stresi, por reagimi ynë ndaj tij.—Hans Selye (1907–1982), endokrinolog austriako-kanadez i njohur si “Babai” i fushës së studimit të stresit.
Nuk ka vend më të mirë për të përtërirë mendjen se sa në vendin e fshehur të lutjes, në vetmi me Zotin. Kur largohemi prej gjërave që na çorientojnë dhe na mundojnë, dhe shkojmë pranë Zotit, fuqia e Tij transformuese fillon e punon brenda nesh, dhe ne ndryshojmë, ripërtërihemi.—Virginia Brandt Berg
- Filipianëve 4:6-7 ↑