Bibla është një depo e pasur me këshilla shpirtërore dhe praktike, dhe shembujt e marrëdhënieve të mira janë një nga temat më shpeshta. Në fakt, Martin Luther komentoi se e gjithë jeta e krishterë përbëhet nga lidhja e njerëzve perreth nesh. 1

Pra, çfarë mund të mësojmë nga Bibla rreth mënyrës si të jemi të suksesshëm me njerëzit?

Kërko të mirën.

Të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. — Filipianëve 4:8

Trajtojini të tjerët me mirësi, në mënyrën që doni t’ju trajojnë.

Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.—Mateu 7:12 

Nuk duhet të jetojmë të kënaqim veten. Secili prej nesh duhet të jetojë të kënaqë fqinjin e tij. — Romakëve 15:1–2 

Ji i sjellshëm dhe i mirë me këdo.—Titus 3:2

Përshtatu.

Prandaj, të kërkojmë gjërat që sjellin paqen dhe rritjen shpirtërore të të gjithëve. — Romakëve 14:19 

Megjithëse jam i lirë nga të gjithë, u bëra shërbëtor i të gjithëve, që të fitoj sa më shumë në besim. Mes judenjve u bëra judë, që t’i fitoja judenjtë. Mes atyre që ishin nën ligjin e Moisiut u bëra si njeri nën ligjin e Moisiut, pavarësisht se nuk jam, që të fitoja ata që ishin nën këtë ligj. Mes atyre që nuk e njihnin ligjin e Moisiut u bëra si njeri pa ligjin e Moisiut, edhe pse nuk jam pa ligjin e Perëndise, por jam me ligjin e Krishtit, që të fitoja ata që ishin pa ligjin e Moisiut. Mes të dobtëve në besim u bëra i dobët, që të fitoja të dobtit. U bëra gjithçka për të gjithë, që të shpëtoja disa prej tyre. —1 Korintasve 9:19 –22 

Gjithmonë fal.

Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, nëse vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?”

Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.

Mateu 18:21–22 

Ji mbështetës.

Mbani barrët e njëri-tjetrit. — Galatasve 6:2 

Gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë. — Filipianëve 2:17 

Prandaj, edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mençuri frymërore. Kolosianëve 1:9


  1. “Liria e një të krishteri (The Freedom of a Christian),” Luther’s Works, ed. Harold J. Grimm and Helmut T. Lehmann (Philadelphia: Muhlenberg Press, 1957), p. 365