Isha duke dëgjuar Frankie Miller duke kënduar “A Long Way Home” kur teksti mori një kuptim personal.
Oh, është një rrugë e gjatë për
në shtëpi, natën i vetëm
kur këngët e tua janë zhdukur
dhe jeta jote vazhdon;
është një rrugë e gjatë për në shtëpi.
Ti je i vetmi
që mund t’i ndiejë të gjitha kilometrat që
kam bërë
rrugës për në shtëpi.
E kisha dëgjuar atë këngë shumë herë më parë, por këtë herë ishte ndryshe. Duket një rrugë shumë e gjatë për në shtëpi kur kupton se ke humbur rrugën në jetë, siç e kisha humbur unë.
Filloi me një vendim të keq, që çoi në një vendim tjetër. Para se ta kuptoja, po ecja mbrapsht. I përfshirë në ferrat e egoizmit dhe krenarisë, ndjeva një humnerë midis Zotit dhe meje.
Hapi i parë në rrugën time për t’u kthyer në krahët e Atit tim ishte të pranoja veten dhe Atë se i kisha bërë gjërat rrëmujë dhe kisha nevojë për ndihmën e Tij. Kjo nuk e ktheu kohën prapa ose në çast e bëri çdo gjë siç duhet. Kisha ende një rrugë të gjatë për të përshkuar, por ishte një fillim.
Një tjetër këngë nisi me zërin e ashpër të Frankie që këndonte “You’re the Star”.
Ti më dhe shpresë
kur gjithçka përreth kishte humbur,
dhe mua më dukej e pakuptimtë të përpiqesha. …
Rruga që unë ndjek është kaq e qartë
Që kur erdhe në jetën time. …
Ti je ylli
Drita që shkëlqen Agimi i mëngjesit. …
Mbi stuhi.
Përsëri, i kisha dëgjuar këto fjalë me dhjetëra herë, por tani ato dukeshin se ishin shkruar posaçërisht për mua. Dashuria e Zotit ishte ylli, drita që përshkoi errësirën time, drita ime udhëheqëse përmes stuhisë. Ai më dha shpresë kur nuk pashë asgjë, qëllim kur nuk kisha asnjë dhe vullnet për të vazhduar. Papritmas rruga nuk dukej aq e gjatë.