Ishte dimër dhe unë sapo kisha arritur në shtetin e Goas, ish-kolonisë portugeze në bregdetin jugperëndimor të Indisë. Isha larg nga atdheu im Brazili, por menjëherë zura miqësi me një çift me besim të përzier, ai ishte katolik, kurse ajo hindu, martesa e të cilëve ishte refuzuar nga të dyja familjet e tyre. Ata kishin hapur një restorant të vogël fiks në një nga plazhet popullore me turistë me “çanta shpine”, ku ata na lejojnë të flemë natën.
Plazhin e kisha te dera, dhe ishte parajsë. Natën, rëra e lagur reflektonte qiellin e mbushur me yje si të ishte pasqyrë, sikur ishte disi edhe lart, edhe poshtë. Në Goa, mund të shihja një pjesë të të njëjtit qiell jugor si në Brazil, dhe të njëjtin yjësi Orion që njihet si “Tri Maria-t”. Kur ndihesha e vetmuar, yjet e jugut më ngushëllonin dhe më bënin të ndihesha më pranë shtëpisë.
Në javën e fundit para pushimeve, shkova në zyrën vendase postare, dhe kur nëpunësi pa që mora një letër nga Brazili, ai nga anglisht nisi të fliste portugalisht dhe i thirri të gjithë të vinin. “Ka ardhur një vajzë nga Brazili, një brasileira.” Më pas, më futën brenda përmes një dere të paracaktuar për stafin për të më treguar ambientet dhe për të më uruar Gëzuar Krishtlindjen.
Dëgjova historitë e punonjësve të vjetër mbi mësimin e gjuhës portugeze. Nja dy prej tyre edhe e kishin vizituar Portugalinë në të shkuarën. Ardhja e letrës sime dukej një ngjarje emocionuese, dhe disa nga klientët e tjerë që po mbanin radhë u përfshinë gjithashtu në bisedë.
Këta persona, krejtësisht të panjohur, ndalën gjithçka vetëm për të shijuar mrekullinë e të takuarit dikë nga një tokë e largët, që fliste të njëjtën gjuhë dhe ndante të njëjtën kulturë! Në atë moment, isha shumë e hutuar t’i falënderoja, por nuk e harroj kurrsesi si ata e mbushën atë Krishtlindje me ngrohtësi njerëzore dhe ndjesinë e të qenit përsëri në shtëpi!
Kjo më solli ndërmend si Jezusi erdhi nga një tokë e largët, dhe duke folur në gjuhën tonë, na tregoi mrekullitë e dashurisë së Tij dhe premtimin se kemi përgjithmonë një vend përkrah Tij.
Dhe Ai padyshim na i tregoi rrugën për në shtëpi!