Nuk e mbaj mend herën e parë kur u takuam; ai thjesht dukej se kishte qenë gjithmonë afër ndërkohë që unë rritesha. Prindërit e mi e ftonin gjithmonë të na bashkohej nëpër pushimet verore dhe praktikisht në çdo rast tjetër familjar. Ne shkonim në shkollë dhe ktheheshim së bashku në shtëpi, ishim goxha të afërt atëherë dhe flisnim shumë me njëri-tjetrin.
Kur u rrita, fillova të ndihesha e bezdisur dhe e detyruar të shoqërohesha me të. Doja të zija miq të rinj dhe të kisha përvoja të reja, dhe ai ishte një kujtim i sikletshëm i së shkuarës sime. Përfundimsht, vendosa se thjesht nuk mund të shoqërohesha më me të dhe i thashë atij se kisha nevojë për një pushim.
Nuk e mbaj mend se çfarë më tha, por e mbaj mend dhimbjen në sytë e tij. Ai ra dakord të më jepte hapësirë, dhe unë u ndjeva e çliruar për pak kohë, më në fund nisa të udhëtoja vetëm, të takoja miq të rinj, dhe të krijoja kujtime të cilat nuk e përfshinin atë. Shpesh herë, fytyra e tij më shfaqej në mendje dhe pyesja veten se çfarë po bënte ai, por u përpoqa ta shmangia të menduarin rreth kësaj teme. Sigurisht që, ishte e vështirë ta lija atë, dhe u ndjeva paksa fajtore për mënyën sesi ishin zbehur gjërat mes nesh, por… çfarë të bëja?
Një herë, mendova se ma zuri syri atë në një rrugë të mbipopulluar. Një herë tjetër, pashë nga afër një lupës në një qoshe, pasi m’u duk për një moment se pashë diçka të njohur në fytyrën e tij.
Më pas, një ditë shkova të shihja një film të ri muzikor me disa miq, dhe për habinë time, ja ku ishte ai, në ekranin e madh! Disi mund ta ngatërroja atë me ndonjë super-yll, por nuk ishte një ngatërresë, ishte ai aty lart duke kënduar, duke kërcyer, dhe oh… sa i hatashëm! Pabesueshmërisht magjepsës dhe tërheqës, por gjithashtu trim, origjinal, dhe i mëshirshëm. 1
Kur e shikoja, zemra ime ishte e pushtuar nga të gjitha llojet e emocioneve, disa të reja dhe disa të rikthyera nga jeta jonë e mëparshme së bashku. Mund të mos e kem njohur në të vërtetë atë, siç mendoja se e njihja. Apo kam ndryshuar unë?
Nuk kaloi shumë kohë para se të ndesheshim me njëri-tjetrin. Lumturia e tij kur më pa dhe ngrohtësia e tij, përqafimi plot dashuri i fshiu të gjitha keqkuptimet e së shkuarës sonë, dhe papritur gjithçka nisi përsëri të kishte kuptim.
Që atëherë, ne e rifilluam marrëdhënien tonë dhe kalojmë sa më shumë kohë mundemi së bashku. Kam filluar përsëri të mendoj se ai është personi më hokatar, më aventurier dhe më i ndjeshëm që njoh. Kemi ende ulje dhe ngritje, por nuk mund të imagjinoj një jetë pa shokun tim më të mirë, Jezusin!
- Jezu Krishti Super-yll (Jesus Christ Superstar.) Norman Jewison, Universal Pictures, 1973 ↑