Ka disa vargje me të cilat kam kaluar kohë të vështirë. Një prej tyre është “Lutuni pa pushim.” 1 Ky varg është shpesh në mendjen time, dhe unë kam mësuar sa e rëndësishme është të lutesh. Unë lutem shumë, por nuk lutem vazhdimisht, kështu që, shpesh jam ndier fajtor që nuk lutem mjaftueshëm.

Pavarësisht sa të mira janë qëllimet e mia, mendja më mbetet në gjëra të tjera. Them një lutje të shpejtë para se të ngas makinën, të ha apo të fle, ose kur zgjohem. Lutem kur dikush më kërkon të lutem për ta. Kam një listë lutjesh për gjërat që lutem çdo ditë. Lutem për njerëzit kur më bien ndërmend. Por pavarësisht sa shumë lutem, sa gjatë apo sa mirë lutem, nuk ka për të qenë kurrë “pa pushim.”

Vajza ime kohët e fundit udhëtoi me avion për në Evropë. Ishte një fluturim i gjatë me disa ndalesa dhe unë vërtet doja të lutesha për të përgjatë rrugës, derisa ajo të arrinte e sigurt në vendmbërritjen e saj përfundimtare. Gjeta një qiri me aromë të quajtur “Pëshpërima e Engjëllit” dhe më pëlqente ideja se edhe pse nuk mund të lutesha pa pushim, engjëlli i saj do të vazhdonte të lutej për të. Ndaj, e vura qiriun në një vend të dukshëm dhe të sigurt, e ndeza, u luta për udhëtimin e saj dhe më pas vazhdova ditën time. Sa herë që kaloja afër qiriut, lutesha për të. Qiriu vazhdoi të digjej, derisa ajo arriti shëndoshë e mirë.

Ndoshta, lutjet tona janë si ai qiriu. Besimi dhe shpresa te Zoti është si një temjan me aromë të ëmbël që rritet deri te froni i Tij. Ndoshta, Ai e shijon flagrancën e lutjeve tona, siç e shijova unë aromën e atij qiriu. Është bukur të mendon se flagranca e lutjeve tona mund të mbushë korridoret e parajsës siç mbushi aroma e qiriut shtëpinë time.

Kështu që, ndalova së u shqetësuari për të gjitha herët që nuk isha lutur. Unë do të bëj çfarë të mundem dhe do të përpiqem të lutem sa më shumë të jetë e mundur. Kur jam jashtëzakonisht e dëshpëruar, do të ndez një qiri me aromë dhe do t’ia besoj mendimet dhe lutjet e mia Zotit. Më pas, do t’ia besoj atij gjithë pjesën tjetër, jetën time dhe jetën e atyre që dua, duke ia përcjellë gjithë përkujdeset e mia Atij, sepse e di që Ai përkujdeset për mua. Do ta vendosh vargun “Lutu pa pushim” në kontekst. Do të bëj më të mirën time të lutem pa pushim, por do të kem besim në mëshirën e Zotit kur të mos e arrij dot limitin “pa pushim,”dhe do ta falënderoj në çdo rrethanë.


  1. 1 Thesalonikasve 5:17 NIV