Bibla përmban shumë udhëzime se si të shpenzojmë kohën dhe energjinë nga të çilat përmendim:  Ne duhet të tregojmë dashuri dhe të ndihmojmë të tjerët, 1, të ndajmë lajmet e mira të dashurisë së Zotit dhe të përkushtohemi në punën tonë, 2 Por Bibla gjithashtu mëson se ndonjëherë gjëja më e mirë është të mos lëvizësh dhe të lësh Zotin të punojë për ty.

“Po shkoj të peshkoj” I tha Simon Pjetri shokëve të tij dishepuj. 3

“Po vijmë me ty” u përgjigjën ata.

Kjo ndodhi në ditët që pasuan vdekjen e Jezusit. Dishepujt e kishin parë atë dy herë që nga ringjallja, 4 por dukej se nuk e dinin ende ç’duhet të bënin më pas. Disa prej tyre kishin qenë peshkatarë para se Jezusi t’i therriste për ta ndekur Atë. 5 dhe ndoshta kthimi mbrapsh te profesionet e mëparshme dukej si zgjedhja logjike–plus që ishte diçka që mund ta bënin.

Por ndonjëherë të bërit nuk na çon shumë larg.

Nuk e çoi shumë larg Simonin dhe shokët e tij të peshkimit atë ditë. “Ata dolën dhe menjëherë hipën në varkë, dhe atë natë nuk kapën asgjë.”

Shumë prej nesh mund ta pohojnë. Ne jemi të angazhuar, duke bërë gjëra në mënyrë aktive por jo gjithmonë shkojmë shumë larg apo arrijmë shumë.

Imagjinoni dishepujt mëngjesin e nesërm, të lodhur, të shkurajuar dhe të uritur. Kishin punuar gjithë natën dhe nuk ishin shpërblyer aspak për punën e tyre. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një i panjohur shfaqet dhe thërret nga bregu: “A keni ndopak ushqim?” Jo, nuk kishin! U desh udhëzimi i të panjohurit “hidheni rrjetën në anën e djathë të varkës” për secilin prej tyre që të fillonin të mendonin se i panjohuri mund të ishte Jezusi.

Ata bënë siç u tha Udhëzuesi, dhe këtë rradhë, po, kapën goxha peshk–153, për të qënë të saktë. Megjithatë, kur mbërritën në breg, panë peshq që po piqeshin në një zjarr të hapur dhe bukë të freskët. Ata nuk kishin patur pse të peshkonin gjithë natën pas gjithë kësaj. Zoti i tyre ishte më shumë se i aftë të plotësonte  nevojat e tyre.

Herën tjetër që do të shohësh se përpjekjet nuk po të çojnë askund, mbaj mend që Zoti nuk pret apo dëshiron që gjithmonë të jemi duke bërë diçka; ndonjëherë ai dëshiron që thjesht të jemi. Pak momente reflektimi me qetësi para fillimit të një dite të ngjeshur mund të bëjnë të gjithë ndryshimin për rezultatin e asaj dite. Jini me Zotin në nisje dhe ai do të jetë me ju kudo.


  1. Shiko Gjonin 15:12; Mateun 19:21.
  2. Shiko 1 Thesalonikasve 4:11.
  3. Lexo këtë ngjarje tek Gjoni 21:3–13.
  4. Shiko Gjonin 21:14.
  5. Shiko Mateun 4:18, 21.