Kohët e fundit më kanë ndodhur shumë vdekje në. Vjehrri ndërroi jetë një muaj para së të mbushte 99 vjeç. Unë dhe bashkëshortja ime, së bashku me kunatin qëndruam me të gjatë pesë muajve të fundit. Ai ishte një njeri i madh, që dëshironte të jetonte 100 vjet, por trupi nuk mundi t’i përgjigjej dëshirës së tij.

Sot dëgjova se edhe një prej kushërinjve të mi kishte ndërruar jetë. Nuk ishim shumë të afërt, por pavarësisht kësaj fillova të mendoj për faktin se një njeri që e njihja mirë për një fare kohe nuk ishte më mes nesh. Është një ndjesi ndryshe dhe jo e zakonshme. Botës i humbën disa njerëz, njerëz të veçantë që nuk mund t’i zëvendësosh lehtë. Jeta tani nuk është më e njëjtë. Botaapo të paktën bota imenuk është më e njëjtë.

Në Bibël nuk flitet shumë se çfarë ndodh me ata që ndërrojnë jetë. Jezusi shkoi në një vend të quajtur Parajsë pas vdekjes së Tij në kryq. 1 Ne e dimë gjithashtu se Ai shkoi të vizitojë shpirtrat në burg, 2 por kjo nuk do të thotë se Parajsa dhe ai “burgu” janë e njëjta gjë. Pali thotë se ai njihte një njerishumë njerëz mendojnë se i referohej vetes së tiji cili vizitoi Parajsën, të cilën e quajti qielli i tretë, gjatë një ngjarjeje aq të ndjerë saqë ai nuk ishte i sigurt nëse e vizitoi atë fizikisht apo ishte një përvojë shpirtërore. 3 Në një nga predikimet e Tij, Jezusi tregonte për një njeri të varfër që quhej Lazar i cili vdiq dhe engjëjt e çuan në krahët e Abrahamit. 4

Jezusi premtoi se ata që besojnë tek Ai do të jetojnë përjetësisht dhe duke njohur natyrën e Zotit tonë dhe duke ditur se dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, butësia janë thelbi i Shpirtit të Tij, mendoj se mund të jemi të sigurt se jeta pas vdekjes do të jetë e mrekullueshme në praninë e Tij. 5

Jeta fizike ka një fillim dhe një fund. Ne, natyrshëm gëzohemi kur ka lindje dhe vajtojmë kur ka vdekje. Tani ka heshtje në shpirtin tim, por unë e di që nuk mbaron këtu.


  1. Shih Luka 23:43.
  2. Shih 1 Pjetrit 3:19.
  3. Shih 2 Korintasve 12:2-4
  4. Shih Luka 16:20-22.
  5. Shih Galatasve 5:22-23.