Kur zbrita në tokë Ditën e Krishtlindjes, nuk e bëra për të marrë pjesë në festë apo për të marrë dhurata nga miqtë. Nuk ishte pjesë e një ekskursioni shkollor, apo të fitoja një marrëveshje të mirë. Çfarë mund të kisha dashur tjetër, duke pasur tashme botën në majat e gishtërinjve të Mia? E po, ajo çka desha, ishe ti, dhe duke ardhur në tokë ishte e vetmja mënyrë për të më pasur. Nuk ishte e thjeshtë, por duke ditur se e bëra për ty, ia vlente barra qiranë.
Më pëlqen të të shoh të jetosh, të të vëzhgoj teksa mëson, dhe madje, të të shoh teksa bën gabime. Më pëlqen të përjetoj frikërat me ty, të jem pranë teje kur je I mërzitur dhe të ndajmë së bashku aktivitetet e tua ditore. Më pëlqen të të shoh teksa e shijon natyrën dhe bukurinë që unë kam krijuar për ta bërë këtë botë një vend më të bukur për ty. Më pëlqen, kur gjendem në mendimet e tua.
Kjo Më bën të lumtur, kur ditëlindja ime afrohet dhe bota fillon të Më kujtojë, dhe më bën akoma më të lumtur, kur më kujtojnë gjatë gjithë vitit.