Në 2007-ën, Holanda hartoi një plan dyqind vjeçar për përshtatjen dhe përgatitjen për ndryshimet klimatike. 1 Me dy të tretat e popullsisë holandeze që jetojnë nën nivelin e detit, ndryshimet në klimë mund të kenë një efekt drastik dhe tragjik mbi këtë komb, pra, nevojitet kujdes i jashtëzakonshëm. Plani, nga botëkuptimi im, përbëhet nga 20 miliardë dollarë që janë dhënë për hulumtimin dhe ndërtimin e mbrojtjeve më të mira ndaj ujit përgjatë vijës së tyre bregdetare, ky plan synon të përmbushet deri në vitin 2200. Arsyeja e tyre për hartimin e këtij plani është e thjeshtë: për shkak të ndryshimeve në klimë dhe rrezikut më të madh të përmbytjeve, nuk ka asnjë garanci që Holanda do të vazhdojë të ekzistojë pas 200 viteve, nëse nuk merren tani masa të kësaj natyre.
Kjo më bëri të mendoj për planifikimin afatgjatë. Është e lehtë të shohësh kur diçka nuk ishte planifikuar si duhet, zonat e goditura nga varfëria që nuk janë zhvilluar si duhet, ngjarjet e ndërmarrjeve që zgjaten pambarimisht, pjesë pajisjesh kuzhine që kërkojnë shumë punë. Anasjelltas, gjithçka që funksionon mirë, që kompleton funksionin e saj, nga ujësjellësit te sistemet sociale dhe të mirëqenies deri te programet kompjuterike, është rezultat i shumë largpamësive dhe planifikimit të mirë nga ana e zhvilluesve, shpikësve dhe krijuesve.
Ka shumë arsye pse planifikojmë, por kryesisht është që të arrijmë një rezultat të dëshiruar. Disa punësojnë planifikues dasmash sepse duan martesën e ëndrrave të tyre; qeveritë punësojnë inxhinierë që vijnë me projekte të besueshme për ndërtimin e urave dhe autostradave publike, në mënyrë që transporti nga një skaj i një vendi në tjetrin të jetë i sigurt dhe i besueshëm. Me holandezët, është mjaft e lehtë të shohësh rezultatin përfundimtar e të synuar, të planifikimit të tyre: mbijetesën e tyre si komb.
Megjithatë, është dikush tjetër që i lë të gjitha planet dhe planifikuesit e tjerë në hije. Te Veprat 17:26 apostulli Pal flet për një plan që përfshin çdo plan të bërë ndonjëherë. Ai tha, “Nga një njeri [Zoti] krijoi kombe njerëzish, që ata të banonin në të gjithë tokën; dhe ai përcaktoi kohën e caktuar për ta dhe vendet e sakta ku ata do të jetonin. “2 Me fjalë të tjera, që nga fillimi, Zoti kishte një plan; akti i krijimit nuk qe rastësor. Zoti nuk kishte nevojë për një aktivitet të të dielës pasdite, dhe bam, bëri tokën! Ekziston një plan që po luhet çdo ditë të ekzistencës së njerëzimit në planetin tokë.
Por ka diçka personalisht edhe më të paparë këtu për ty dhe mua: çdo njeri i vendosur në tokë ishte një veprim i qëllimshëm i krijimit. Zoti ka plane për të gjithë. Mbreti Davidi pohon, “Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.” 3 Dhe Jobi i tha Zotit, “Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t’i kapërcejë.” 4
Nëse qëllimi e planeve është që ato të përgatiten për një synim të dëshiruar, dhe nëse Zoti ka plane për ju, kjo do të thotë se ka një rezultat të synuar, të cilin Ai e kishte në mendje kur Ai ju krijoi, që Ai donte që ju të ishit ose të bënit. Ndoshta ju personalisht nuk do ta shpëtoni botën nesër, ose kurrë, por mbani në mend se synimi i plotë e një plani nuk shpaloset ditën e parë. Merr për shembull, Moisiun.
Imagjinoni Zotin duke planifikuar jetën e Moisiut. Kapitulli i parë nuk e ka Moisiun që ndan Detin e Kuq. Në të vërtetë nuk fillon as me Moisiun që merr udhëzimet e Zotit në shkurret që digjen në malin Horeb. Ka afro kapituj dhe faqe me vlerë 80 vjeçare, që vijnë para secilës prej atyre ngjarjeve. Kur studioni jetën e Moisiut, është e lehtë të mrekulloheni me 40 vitet që Moisiu kaloi duke u kujdesur për delet, në fund të kësaj, ne mendojmë se sa i durueshëm duhet të ketë qenë. Tani e kuptoj që ishte me të vërtetë Zoti ai që kishte durim në këtë histori. Imagjinoni të krijoni një personazh dhe të dini se ata do të jenë gati të bëjnë atë që ju dëshironi të bëjnë 80 vite pas krijimit të tyre. Jam shumë i sigurt se unë nuk do të shfaqja të njëjtin durim që kishte Zoti për Moisiun. 5
Ngushëllohem me realizimin e Zotit si një planifikues. Ja përse: edhe nëse ndiheni sikur asgjë nuk po ndodh për ju tani dhe është e vështirë të presësh, mund të ndodhë të jesh në faqen 200 të librit tënd të jetës, dhe gjërat heroike janë në faqen 492. Apo ndoshta “e papara” për ju është një jetë e mbushur thjesht me ditë të jetuara mirë dhe për lavdinë e Zotit. Sido që të jetë rasti, gjëja më e mirë për planet e Zotit është se edhe kur duket sikur nuk po ndodh në sipërfaqe, Ai i ka në progres të gjitha këto plane të ndërlikuara. Ai punon edhe në ditët e zakonshme kur gjëja më emocionuese që duhet të ndodhë është që macja juaj të bëjë miqësi me një mace të re. Ai po punon me jetën tuaj, që ju të arrini faqen 492 të librit tuaj, madje, edhe përtej.
Në një letër drejtuar Romakëve, Pali e quan Zotin «Zoti i durimit». 6 Zoti përshkruhet si i durueshëm dhe i shumëvuajtur në Bibël; karakteristikat kryesore që i atribuohen Atij. Zoti priti 80 vjet për planin e jetës së Moisiut, holandezët kanë një plan 200-vjeçar; pra, sado e gjatë të jetë pritja jonë, nëse Zoti beson se ia vlen të presim, atëherë edhe ne duhet ta bëjmë.