Pyetje: Kam kohë që kërkoj punë, por pa sukses. Nëse jam lutur dhe po e bëj pjesën time, përse Zoti s’po më ndihmon?

Përgjigje: Mënyra se si Zoti punon me jetët tona dhe mënyra se si ai zgjedh t’i bëjë gjërat është e vështirë për t’u kuptuar. Është e mistershme, jo shumë e qartë dhe zakonisht kërkon durim dhe besim. Qëllimet dhe oraret e tij janë të ndryshme nga tonat.

Kur gjërat janë të vështira, kur mendon se nuk po shkojnë ashtu siç ti ke dashur, kur mendon se lutjet e tua nuk po dëgjohen, kur sprovat e jetës janë të papërballueshme, kur lufta duket shumë e gjatë, kur po humbet besimin, kur ndihesh i lodhur dhe nuk je i sigurt nëse mund të durosh më gjatë, mund të kapesh pas asaj që Zoti ka krijuar për besimin tënd–fjalët inkurajuese dhe premtimet e shumta që ai zotohet      të përmbushë te shkruara ne Fjalen e Tij, Biblën–dhe të gjesh paqje dhe qetësi.

Një nga këto premtime është: “Çfarëdo që të kërkoni në lutje, besoni se do ta merrni dhe kështu do të bëhet jotja” ” 1 –por Zoti nuk premton se do të bëhet jotja menjëherë. Ai nuk ka të njëjtin orar me ne. Ka raste kur ai i plotëson menjëherë dëshirat, por ka gjithashtu shumë raste kur ai i jep kohë besimit tonë të rritet e të zhvillohet ashtu si një verë e shkëlqyer. Durimi është tregues i një besimi të lartë, një besimi të thellë, të pasur dhe të fuqishëm.

Gjatë gjithë historikut të tij, Zoti ka testuar dhe provuar besimin e njerëzve duke mos iu përgjigjur menjëherë lutjeve të tyre. Izraelitët pritën mijëra vjet për ardhjen e Mesisë, dhe padyshim që u lutën dhe i kërkuan shpesh Zotit tua dërgonte por Zoti priti derisa erdhi momenti i duhur.

Durimi nuk është një virtyt që kultivohet lehtë. Në fakt, ai shkon tërësisht kundër mënyrës se si vepron sot bota, ku çdo gjë bëhet në funksion të marrjes së një rezultati të shpejtë. Ne mund të përjetojmë mrekulli të menjëhershme dhe të marrim përgjigje për lutjet tona kur Zoti e di se ajo është gjëja më e mirë, por ndonjëherë ai mund të dojë të na vërë përpara provave, testeve dhe sfidave që dalin në jetë kur përgjigjet e tij nuk vijnë menjëherë.

Besimi nuk tregohet vetëm në aftësinë tonë për të marrë përgjigje të menjëhershme dhe çudibërëse ndaj lutjeve tona; ai tregohet gjithashtu me përballimin, durimin për të rezistuar edhe kur nuk shohim rezultate të menjëhershme nga lutjet tona. Ndaj, “nëse e lë durimin të bëjë punën e tij të përkryer, ti do të jesh i plotësuar dhe i përkryer dhe nuk do të të mungojë asgjë..” 2


  1. Marku 11:24
  2. Jakobi 1:4