E keni pyetur ndonjëherë se pse duket sikur disa lutje nuk marrin përgjigje? A e keni pyetur ndonjëherë veten, njësoj si unë, se vetëm lutjet e tua nuk kanë marrë përgjigje?
Duke qenë besimtar gjatë gjithë jetës time, jam lutur për vërtet shumë gjëra, dhe shpesh kam përjetuar zhgënjimin kur lutjet e mia nuk kanë marrë përgjigje, të paktën, jo në atë mënyrë që unë prisja apo shpresoja.
Gjithashtu, njoh shumë nga shpjegimet e zakonshme përse ndodh kjo gjë, dhe kur nuk janë të përfshira emocionet e mia, ato marrin kuptim. Në kohë të tjera, e pranoj shpjegimet që se pse lutjet e mia “nuk kishin marrë përgjigje” më dukeshin shumë të thata dhe pa ndjenja.
Kohët e fundit, hasa një poemë që i afrohet çështjes nga një perspektivë pak më ndryshe, e cila m’u duk më pozitive dhe që më qasej në një nivel personal. Mendoj se është mjaft e përshtatshme për ta përfshirë në mënyrë të plotë. Shpresoj që t’ju duket inkurajuese edhe juve.
Më i bekuari 1
I kërkova Zotit forcë, të cilën unë mund të arrij.
U bëra i dobët, që të mësoja të bindem me përulësi.
Kërkova shëndet, që të bëja gjëra të mëdha.
M’u dha dobësi, që të bëj gjëra më të mira.
Kërkova pasuri, që të isha i lumtur.
M’u dha varfëri, që të bëhesha i mençur.
Kërkova pushtet, që të fitoja lavdërimin e njerëzve.
M’u dha dobësi, që të ndieja nevojën për Zotin.
Kërkova të gjitha gjërat, që të gëzoja jetën.
M’u dha jeta, që të mund t’i gëzoj të gjitha gjërat.
Nuk mora asgjë ç’kërkova, por mora gjithçka që kisha shpresuar.
Pavarësisht vetes sime, lutjet e pashprehura dhe nevojat e vërteta u përmbushën.
Mes gjithë njerëzve, unë jam më i bekuari.
- Nga një veteran i panjohur i Luftës Civile, të shfaqura në hollin e Shreveport, LA, Spitali i Veteranëve ↑