Ndiheni ndonjëherë sikur keni dështuar? Gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën që mendonit se duhet të kishin shkuar apo mënyrën si ju donit? Pritshmëritë tuaja janë zhgënjyer, qëllimet tuaja nuk janë arritur?
E po, më lejoni t’ju tregoj rreth një njeri që ndiente se kishte dështuar.
Ai ishte shëndetlig, shpesh binte në depresion deri në pikën që donte të hiqte komplet dorë nga jeta. Të dy prindërit e tij vdiqën pa mbushur ende 14 vjeç. U përjashtua nga universiteti, çka do të thotë se ëndrrat e tij për arsimimin e lartë dhe qëllimin e tij të bëhej pastor as që diskutoheshin. Ai luftonte me vetminë dhe izolimin. Ai luftoi me frikën e vdekjes. Ai vdiq në moshë të re në varfëri nga një sëmundje e rëndë. Nga gjithë këto duket sikur pati shumë pak arritje në emër të tij.
Ai qe i dështuar në sytë e tij dhe në sytë e shumë bashkëkohës të tij. Por përsëri historia e tij ka frymëzuar shumë misionarë dhe punëtorë të Zotit, si në të shkuarën dhe në të tashmen. Kalimi në fe tjetër qe një dëshmi për të tjerët, dhe puna e tij misionare ndikoi te shumë persona. Brezat e të krishterëve janë frymëzuar nga gazeta e tij e lutjeve.
Ai vdiq duke mos e ditur që kishte arritur diçka, përveçse kishte fituar besimtarë të tjerë. Jeta e tij u shqua vetëm pas vdekjes së tij.
Ishin betejat e jetës në këtë tokë, të ashtuquajturat dështime, në formën e dyshimeve dhe depresionit të tij, vuajtjet e shpirtit të tij, që ndihmuan shumë misionarë të tjerë dhe inkurajuan dhe i forcuan në misionet e tyre.
Ishte vërtet i dështuar? Apo Zoti e përdori jetën e tij si një qiri, sado e vogël drita dhe sado pak në kohë të ndriçonte para se të zhdukej, për të sjellë ndriçim dhe inkurajim për brezat e ardhshme të punëtorëve të Zotit?
A bëri Zoti ndonjë gabim? Është e mundur të dukesh i dështuar dhe përsëri të jesh i suksesshëm në sytë e Zotit?
Ai quhej David Brainerd. Ja një pasqyrë e shkurtër e jetës së tij, të cilën e kam përpiluar dhe përmbledhur nga disa libra dhe burime në internet:
David Brainerd, misionar i Indianëve të Amerikës së Veriut. I lindur në 20 prill 1718.
Në moshën 21-vjeçare, ai e kishte pranuar Jezusin si Shpëtimtarin e tij dhe kishte vendosur të ishte një dëshmitar. Në shtator të vitit 1739, ai u regjistrua në Universitetin Yale. Qe një periudhë ndryshimesh në Yale. Kur ai hyri fillimisht në shkollë, u shqetësua nga indiferenca fetare që pa përreth tij, por ndikimi i ungjillit George Whitefield dhe Zgjimi i Madh së shpejti ka shenjat e tij. Grupet e studimit të lutjeve dhe Biblës u krijuan brenda natës, përgjithësisht pa miratimin e autoriteteve të shkollës, të cilët i ndruheshin “entuziazmit” fetar. Në këtë atmosferë Brainerdi i ri bëri një vërejtje të papërmbajtur për një nga mentorët e tij, duke komentuar se ai “nuk kishte më shumë hijeshi se një karrige”, duke e gjykuar si një hipokrit. Vërejtja arriti deri te zyrtarët e shkollës, dhe David u përjashtua pasi refuzoi t’i kërkonte ndjesë publike për atë që kishte thënë privatisht.
Brainerd këmbënguli në përpjekjet e tij për të shpërndarë ungjillin, edhe pse, nga thuajse çdo standard të njohur të bordit misionar, ai u konsiderua një kandidat i rrezikshëm për misionet. Ai kishte sipas përshkrimit të tij personal një natyrë melankolike. Ai ishte fizikisht i dobët, përjetonte shpesh gjendje të rënduar shëndetësore dhe depresion, dhe i duhej të merrte vazhdimisht leje.
Në vitin 1742, ai mori autorizimin të shkonte si misionar mes amerikanëve vendas. Viti i tij i parë i veprimtarive misionare nuk qe veçanërisht i suksesshëm. Ai nuk e fliste gjuhën e vendasve, as nuk ishte i përgatitur për vështirësitë e jetës në natyrën e egër. Ai ndihej i vetmuar dhe thellësisht i trishtuar. Ai shkroi:
Zemra ime u mbyt. … M’u duk se nuk do të arrija asnjë sukses mes indianëve. Shpirti im ishte i lodhur nga jeta ime; dëshiroja vdekjen, pavarësisht kënaqësive.
Jetoj në shkretëtirën më të vetmuar të melankolisë. … Dieta ime ushqimore përbëhet kryesisht nga puding i shpejtë [qull me miell gruri], misër i zier, dhe bukë e pjekur në hir. … Banesa ime është një grumbull kashte të vendosura mbi disa dërrasa. Puna ime është jashtë mase e vështirë dhe e mundimshme.
Dimri i tij i parë në natyrën e egër ishte i mbushur me mundime dhe vështirësi shëndetësore. Viti i tij i dytë i shërbimit misionar u konsiderua një humbje e plotë dhe shpresa e tij për të konvertuar indianët u zhdukën. Ai e mori seriozisht në konsideratë të hiqte dorë nga puna e tij.
Në vitin e tij të tretë, ai u zhvendos në një zonë tjetër dhe aty takimet e tij nisën të tërhiqnin diku rreth shtatëdhjetë amerikanë vendas njëherësh, disa prej tyre udhëtonin gjashtëdhjetë kilometra për të dëgjuar mesazhet e shpëtimit. Pati një zgjim fetar, dhe pas një viti e gjysmë, predikuesi shtegtar kishte konvertuar 150 persona, disa prej tyre i dëshmuan konvertimin e tyre të tjerëve.
Udhëtimi i parë i Brainerd në një fis mizor çoi në një mrekulli që i dha atij respekt mes vendasve si një “profet të Zotit.” Me kampin e ngritur në periferi të vendvendosjes së vendasve, Brainerd planifikoi të hynte në komunitet mëngjesin tjetër për të predikuar. Pa dijeninë e tij, çdo lëvizje e tij vëzhgohej nga luftëtarët që ishin dërguar për ta vrarë. F. Ë. Boreham mbajti shënim incidentin:
Kur trimat iu afruan tendës së Brainerdit, panë fytyrë-zbehurin në gjunjë. Dhe ndërkohë që lutej, papritur një gjarpër me zile lëvizi anash tij, ngriti kokën e tij të shëmtuar për të sulmuar, fshikulloji gjuhën e tij të e bigëzuar thuajse deri në fytyrën e tij, dhe më pas, pa asnjë arsye të dukshme, u largua me shpejtësi për në gërmush. “Shpirti i Madh është me fytyrë-zbehurin!” thanë indianët; dhe kështu ata i përgatitën një mirëpritje profeti.
Ai incident në faltoren e Brainerdit ilustron më shumë se shumë ndërhyrje hyjnore të Zotit në jetën e tij, gjithashtu ilustron rëndësinë dhe intensitetin e lutjes në jetën e tij. Faqe pas faqeje në Jeta dhe Ditari i David Brainerd, lexon fjali të tilla si:
“Zoti përsëri ma krijoi mundësinë të luftoja për shumë shpirtra, dhe kisha zell të madh në përmbushjen e detyrës së bukur të ndërmjetësimit.”
“Kam kaluar shumë kohë duke u lutur në pyje dhe më duket se jam ngritur sipër gjërave të kësaj bote.”
“E kalova këtë ditë në agjërim të fshehtë dhe lutje, nga mëngjesi deri në darkë.”
“Po binte shi dhe rrugët ishin mbushur me baltë; por kjo dëshirë u bë aq e fortë ngaqë unë u gjunjëzova në anë të rrugës dhe i fola Zotit për të. Ndërkohë që po lutesha, i thashë Atij se duart e mia do të punonin për Të, gjuha ime do të fliste për Të, sikur ai të më përdorte si instrumentin e Tij, kur papritur ra errësira e natës dhe e dija që Zoti më kishte dëgjuar dhe i ishte përgjigjur lutjeve të mia.”
“Në qetësitë që krijoj në mes trazirave të jetës, unë kam takime me Zotin. Nga këto qetësi, dal me shpirtin e freskuar dhe me një ndjesi të rinovuar fuqie. Dëgjoj një zë në qetësi, dhe bëhem gjithnjë e më shumë i ndërgjegjshëm që ai është zëri i Zotit.”
Pas gjithë vështirësive që kishte kaluar Brainerd, shëndeti i tij u shkatërrua. Ai vdiq në moshën 29 vjeçar në 9 tetor 1747. Përkushtimi i tij vetëmohues, zelli dhe jeta mes lutjeve frymëzoi misionarë të tjerë si Henry Martyn, William Carey, Jonathan Edwards, Adoniram Judson, and John Wesley. Ndikimi i tij pas vdekjes ishte më i madh se çdo rezultat i arritur gjatë jetës së tij. Gazeta e tij u bë klasike që frymëzoi shumë persona për t’u angazhuar në shërbimin misionar. Ndikimi i tij është provë që Zoti mundet dhe do të përdorë çdo anije që do të jetë mjet në duart e Tij, pavarësisht sa i brishtë apo delikat mund të jetë.