Shkova te tryeza ime e punës në mëngjes të Vigjiljes së Krishtlindjes për të zbuluar që xhami i orës sime të dashur me rërë disi, ishte thyer. E hodha në kosh, më pas e nxora përsëri për t’i bërë një foto të fundit.
Orët e rërës më kanë magjepsur gjithmonë, veçanërisht kjo. Ishte dhuratë për gruan time Krishtlindjen e kaluar, e paracaktuar të përfaqësonte “kohën e kaluar së bashku.” Gjithashtu më kujtonte një histori dhe shfaqje që kisha shkruar rreth simbolizmit të orës me rërë.
Nuk e vrava më mendjen për këtë dhe shkova në punë atë ditë, isha Babagjyshi te evenimenti i Krishtlindjes së korporatës. Ndërkohë që po vizitoja zyrat dhe po bëja foto me punonjësit dhe fëmijët e tyre, më zunë sytë një orë elegante rëre në një zyrë. Hymë dhe bëmë foto aty me të gjithë fëmijët e vegjël që qëndronin në tryezën e menaxherit. Ia thashë atij sa e bukur ishte ora dhe kuptimin që ajo lloj ore ka për mua.
“E përdor të sigurohem që takimet të zgjasin më pak se 30 minuta,” u përgjigj ai.
“Në Indi e keni marrë?” e pyeta, duke shpresuar të zëvendësoja orën time të thyer. (Jetoja në Indi atë periudhë.)
“Po, do të të jap adresën e vendit, ku e bleva.” Sa po dilja kur ai pati një frymëzim të papritur. Më dha orën e rërës me një buzëqeshje që rivalizonte Shën Nikun dhe më tha, “Kjo është dhurata ime e Krishtlindjes për ty.” E falënderova pafundësisht dhe i premtova t’i dërgoja historinë time të Krishtlindjes mbi orën e rërës.
Arrita në shtëpi me orën e re të rërës nëpër duar, plot zell për të treguar historinë time. Ishte pothuajse mesnatë kur arrita në parkingun tonë pas një udhëtimi thuajse dy orësh përmes qytetit. Për habinë time, gruaja dhe vajza ime arritën në parking pikërisht në atë moment. Ishte gjë e mirë, sepse vetëm njëri prej nesh e kishte çelësin e shtëpisë. Nëse ndonjëri nga të tjerët, do të kishte ardhur më herët, do t’i duhej të priste përjashta. Tre makina nga vende dhe kohë të ndryshme erdhën saktësisht në të njëjtën minutë! Sa janë mundësitë? Nuk do të ndodhte kurrë një gjë të gjithë në kaosin e trafikut të Mumbait, edhe nëse sikur ta planifikoje më parë.
Atëherë, ç’lidhje ka kjo me orën time të rërës? Nuk isha edhe aq i sigurt, por si detektiv, ndjeva se kishte njëfarë lidhjeje. Pasi e mendova më vonë, arrita në përfundimin se këto dy ndodhi ishin shembuj të një fuqie të fshehtë që përkujdesej edhe për detajet e jetës sime. E vrava mendjen për ngjarjet që ishin shpalosur. A kishte qenë gjithçka një rastësi? Ishte gjithçka e mrekullueshme për të qenë një rastësi. Nëse s’ka qenë rastësi, atëherë çfarë?
Për disa, këto “rastësi” janë thjesht ngjarje të zakonshme që mbeten në të kaluarën dhe vazhdojnë rrugën e tyre. Edhe unë mund t’i kisha konsideruar të dyja incidentet e asaj Vigjiljeje si thjesht “fat i mbarë”. Por duke parë pas, mbaj mend shumë Krishtlindje të tjera, kur gjërat duket dilnin para syve si safa e një kasaforte kur hapet. I ruaj ato si shenja që Zoti më do dhe përpiqet të më tregojë përkujdesjen e Tij përmes detajeve të këtyre ngjarjeve.
Shumicën e kohës, nuk e shoh se çfarë bën Zoti në prapaskenë, dhe ajo çka ai po bën është çoroditëse, por është një shtysë e mrekullueshme për besimin tim, kur më ndodhin mrekulli siç më ndodhën këtë prag Krishtlindjeje. Në kohë të tilla, unë i hedh një sy bëmave të Tij.
* * *
Qëllimet për Krishtlindje
Autor i panjohur
Krishtlindja është një kohë ideale për t’ia kushtuar veten Jezusit, autorit dhe plotësonjësit të besimit tonë, ai që na dha jetën e Tij, që ne të lidhemi me Zotin. “Ai përkushtohet për atë lidhje shpirtërore, për atë bashkim të zemrës me zemrën.”
Një tjetër qëllim është të ndajmë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjeve me të tjerët duke i falur atyre dashurinë e Zotit dhe dhuratën e jetës së përjetshme. Ne mund të ndajmë një “Krishtlindje” të vërtetë duke drejtuar të tjerët drejt paqes, lumturisë dhe gëzimit që fal dashuria e Jezu Krishtit.
Gjatë periudhës së Krishtlindjes, shumica e njerëzve bëhen më të hapur kundrejt të tjerëve dhe më të ndërgjegjshëm mbi nevojat e tyre. Është një periudhë reflektimi, kur shumë ndalojnë të mendojnë rreth vlerave të vërteta në jetë. Është një periudhë kur njerëzit janë shpesh më të gatshëm të njihen me historinë e Jezusit dhe të dinë pse Ai erdhi në tokë.
Mos e lejoni këtë mundësi të artë t’ju shpëtojë! Shndërrojeni në qëllimin tuaj personal, sjelljen e një shpirti tjetër brenda rrethit të dashurisë së Jezusit.