Në vitet e para të aktivitetit tim të biznesit, besoja se paraja ishte gjithçka. Kur gruaja ime ankohej se s’kishte mjaftueshëm dashuri në martesën tonë, unë i përgjigjesha se dashuria s’na i mbushte tryezën me ushqim. Duke qenë se besoja se gjërat materiale ishin gjithçka, nuk besoja te Zoti apo dhuratat e Tij.
Kjo ndryshoi gradualisht pasi u prezantova me Biblën. Fillova të mësoja për planin ekonomik të Zotit, që bazohej në dashuri dhe në ndarjen, vërtet ndryshe nga “vetja ime materialiste” e mëparshme që më kishte shoqëruar deri në atë moment. Kjo më ndihmoi të ripërcaktoja prioritetet e mia.
Ishte viti 1985, dhe ekonomia e Japonisë po lulëzonte. Unë dhe gruaja ime nisëm të mbështesnim disa projekte vullnetare dhe sapo u kishim premtuar dhurim të vazhdueshëm misionarëve. Nuk i kishim humbur shpresat të bekoheshim në këmbim, por isha kureshtar të zbuloja nëse premtimi i Jezusit “jepni dhe do t’ju jepet” 1 do të përmbushej.
Në atë kohë, po planifikoja të ndërtoja një godinë në bashkëpronësi, dhe vetëm një javë më vonë, banka ime më rekomandoi një firmë ndërtimi, që përfundova duke e punësuar. Isha jashtëzakonisht i paduruar të filloja, gjithsesi, kontraktuesi dorëzoi kërkesën për lejen e ndërtimit para se unë të miratoja projektin dhe doli se unë nuk e miratova atë. Kur pamë se nuk binim dakord për çështjen, punësova një firmë tjetër ndërtimi dhe kontraktuesi i parë më paditi. Si përfundim, ramë dakord për një projekt të ri dhe godina në bashkëpronësi do të ishte një projekt i përbashkët ndërtimi mes dy kontraktuesve. Vonesa tre mujore s’na u duk si një bekim. Gjithsesi…
Në fillim të projektit, kishim lënë mënjanë para për të paguar tarifat e planifikimit të qytetit, por ndërkohë që po zgjidhnim problemin e kontraktuesve, rregulloret e planifikimit të qytetit ndryshuan dhe sipas rregullave të reja, nuk kërkohej më ta paguaja këtë taksë për projektin tim.
Ndërkohë që isha i lumtur se nuk më takonte të paguaja taksën e qytetit, mësova se qeveria po rriste në mënyrë të konsiderueshme taksën e vet mbi ndërtimin, që hynte në efekt në Prill. Doli se, gabimi i kontraktuesit të parë në dorëzimin e shpejtë të kërkesës ishte gjë e mirë, pasi projekti ynë e mori lejen e ndërtimit para se taksa të hynte në fuqi.
Përmes këtyre ngjarjeve mësova të dalloj praninë e Zotit në jetën time. Duke parë si Zoti na ka bekuar në të dyja situatat, dola në përfundimin se duket të ketë ndodhur pasi unë dhe gruaja ime po ndihmonim punën e tij sido që mundëm.
- Luka 6:38 ↑