Do të më pëlqente që bota të mbushej me të qeshura të gëzueshme dhe besimtare: të hareshme, ngjitëse, festive, të qeshura të shenjta, nga ai lloj që shpërndan hare në të gjithë botën! “Lum si ai popull që është në gjendje të tillë, lum si ai popull që ka për Perëndi Zotin!” 1 Më pëlqen t’i dëgjoj njerëzit e Mi të mbushur me hare, dhe që ajo hare të shfaqet nëpërmjet të qeshurës. Pasi arrin tek Unë, njësoj si lutja. Ngjan shumë me lutjen dhe shpesh mund të ngatërrohet me të. Është hare për botën dhe për Mua kur e dëgjoj.
Po flas për të qeshurën që na lehtëson dhe tejkalon kufijtë e botës fizike dhe i mbush korridoret e parajsës me festime të hareshme! E qeshura mund të lehtësojë shpirtrat e njerëzimit, dhe ju të gjithë e dini me sa dëshpërim kemi nevojë për këtë.
Ndaj, dilni në rrugë të mëdha ose të vogla dhe sillni në tjerët në mbretërinë Time dhe bëhuni shkaku që të shpërthejnë në hare! Shkoni në vende, ku njerëzit janë të vetmuar dhe shpërndani buzëqeshje dhe rreze drite. Mblidhni kurajën dhe bëjini njerëzit të qeshin, dhe do të Më zbukuroni ditën! Le të mbushet toka me të qeshura!
- Psalmet 144:15 ↑