E mbaj ende mend atë ditë. Ishte fillimi i viteve 80 dhe unë isha një adoleshente e ulur në ndenjësen e pasme të makinës sonë. Dikush në një semafor i dha prindërve të mi disa afishe të bukura me ngjyra për t’i lexuar, dhe shumë shpejt, ata m’i kaluan mua në ndenjësen e pasme.  Më pas, ata ndaluan në një vend ku kishin punë dhe më lanë vetëm në makinë për pak kohë. Ngaqë s’kisha gjë tjetër për të bëra, mora afishet dhe u hodha një sy. Ato kishin një foto përpara dhe një mesazh mbrapa mbi shpëtimin dhe dhuratën e jetës së përtejme përmes Jezusit.

Duke qenë se isha rritur në një familje hindu, isha i mësuar me çështjet shpirtërore dhe fetare.  Kisha disa hyjni të preferuara mes perëndive hindu, të cilëve parapëlqeja t’u lutesha, dhe isha gjithashtu i interesuar në fe të tjera, si Budizmi dhe Islamizmi.  Gjithsesi, koncepti i të krishterëve se shpëtimi ishte një dhuratë, ishte e re për mua.

Teksti në pjesën e pasme të afisheve mbyllej me një lutje për të ftuar Jezusin në zemrën e dikujt. S’e imagjinoja dot që një gjë aq monumentale si shpëtimi të sigurohej kaq lehtësisht, por mendova s’e s’më prishte punë ta provoja.  Pasi thashë lutjen, ndjeva një ndjesi të thellë paqeje dhe çdo skepticizëm apo dyshim u venit.

Ajo ditë e paharrueshme shënjoi fillimin e aventurës më të madhe të jetës sime. Ishte takimi im i parë me Zotin, që krijoi këtë botë të mrekullueshme dhe gjithçka në të.

Ka pasur raste, kur unë jam treguar kokëfortë dhe nuk kam dashur ta pranoj praninë e Tij, dhe gjithashtu, kohë të vështira, kur unë s’e kam ndier praninë dhe ngushëllimin e Tij aq shumë sa do të doja. Por pavarësisht gjithçkaje, Ai ka qenë gjithmonë aty për mua dhe më ka bekuar me dashurinë e Tij pa kushte. Bibla thotë “sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit.” 1 E ecura e krishterë është ecje besimi në Zotin e plotfuqishëm e sovran, që na do dhe do t’i japë qëllim dhe kuptim jetëve tona. Gjatë viteve që kam besuar në Zot, Ai e ka provuar Veten herë para here. Ai ka qenë shoku im më i mirë dhe më i ngushtë.


  1. 2 e Korintasve 5:7