Krishtlindja është “sezoni i haresë” dhe “një periudhë dollish.” Por me afrimin e Krishtlindjes, a gjeni veten duke përjetuar gjëra që janë larg gëzimit dhe haresë?
Nëse e shikoni çdo Krishtlindje sikur ka nevojë të jetë më e madhe dhe më e mirë se ajo e fundit, me shumë mundësi po mbushni të shqetësuar çdo moment me përgatitje drejt atij qëllimi. Por ndonjëherë pak është shumë.
Sa më pak të shqetësoheni për krijimin e Krishtlindjes “së përsosur”, aq më shumë kohë do të gjeni për ta shijuar atë. Sa më pak të tensionuar dhe në trysni të jeni, me më shumë lumturi dhe gëzim do të mbushni kohën që ju dhe të dashurit tuaj do të kaloni së bashku.
Krishtlindja shijohet më mirë kur nuk qendërzohet rreth zbukurimeve, dhuratave, apo festimeve, por kur në qendër ndodhet dashuria. Krishtlindja është të kalosh një kohë të bukur me familjen dhe miqtë e tu; është të ushqesh dhe të festosh dashurinë që ju ndani dhe dhurata më e mirë që i është dhënë ndonjëherë njerëzimit. Ishte dashuria Ime për ju, që Më solli në tokë dhe Më dha shtysën të ecja nëpër botë dhe të isha një prej jush, për të jetuar dhe për të vdekur për ju. Përqendrohuni në dashurinë Time këtë Krishtlindje dhe shijoni një ditë vërtet përmbushëse!