Njëditëzaj, dikush më dërgoi një listë me gjëegjëza, gjë që më bëri të kuptoja se nuk jam shumë i zoti me to.  Ma merr mendja se kam nevojë për praktikë, kështu që kam vënë në provë durimin e njerëzve që më rrethojnë, duke sajuar vetë gjëegjëza, disa më të mira se të tjerat. Po ju tregoj njërën: Çfarë kanë të përbashkët: një piknik në Uells, një lule jasemini në Indonezi dhe një vizitë në burg, në Filipine? (Si gjithmonë, përgjigjja nuk duhet të jepet menjëherë, kështu që do t’i kthehem kësaj gjëegjëze përsëri më vonë.)

Tema, që trajtohet në këtë numër: A e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë ka në mendjen e Zotit, kur Ai mendon për ty? Asnjëri prej nesh nuk është aq i mirë, bujar apo i dashur sa duhet dhe duam të jemi. E vërteta është se egoizmi dhe arroganca jonë shpesh na bën të dështojmë edhe në arritjen e vetë standardeve tona të ulta. Nuk do ta kishim të vështirë të imagjinonim Zotin të lodhur nga dredhitë tona të pafundme. Dhe përsëri, përgjigjja e kësaj gjëegjëze është krejtësisht e kundërta: Fjala e Zotit premton se “dashuria dhe mëshira e pandryshueshme e Zotit do të vazhdojë ende, e freskët si në mëngjes, po aq e sigurt sa agimi i diellit.” 1

Zoti nuk lodhet nga ne, sepse Ai është vetë dashuria. 2 Ai e do botën që ka krijuar, dhe Ai do gjithësecilin prej nesh, pavarësisht gabimeve dhe të metave tona. Në fakt, Zoti na do aq shumë saqë dërgoi Birin e Tij të vetëm, Jezusin, që të bëhej njëri prej nesh dhe të na hapte rrugën drejt jetës së perjetshme, thjesht duke besuar dhe duke e pranuar Atë. 3

Në shërbesën e Tij, Jezusi udhëtoi përmes Galileut dhe Judesë, duke shpërndarë Fjalën e Zotit, duke shëruar të sëmurët, duke i kthyer shikimin të verbërve, dhe madje, duke ringjallur të vdekurit. Në çfarëdo lloj mënyre, Ai provoi dashurinë e Zotit për ne dhe dëshirën e tij për të na shëruar shpirtërisht, po ashtu edhe fizikisht, dhe Ai vazhdon ta bëjë këtë edhe sot. Është në natyrën e tij të jetë i mirë dhe të shpërndajë lumturi.

Atëherë? Çfarë kanë të përbashkët pikniku, lulja dhe vizita në burg? Pjesëmarrësit në këtë numër të Activated i kanë listuar ato si prova të dashurisë së Zotit, të cilën e kanë përjetuar në jetën e tyre. Shpresoj që t’i shijoni rrëfimet e tyre.


  1. Vajtimet 3:22–23 GNT
  2. Shikoni 1 Gjonit 4:8.
  3. Shikoni Gjoni 3:16.