Krishtlindja është reflektimi më i madh i Zotit, mrekullia më e madhe në botë, dashuria e Tij në formën e Birit të Tij të vetëm, Jezusit, që u dërgua në tokë për të na udhëhequr drejt Tij. Dhe Krishtlindja është përsëri një periudhë për mrekulli. Si valët që udhëtojnë nga ai reflektim, mrekullitë e vogla të Krishtlindjes na kujtojnë dashurinë e Zotit që nuk na lë kurrë në baltë.
Një Krishtlindje unë dhe bashkëshorti im, Danieli planifikuam të çonim dhurata në një nga familjet më të varfra në Goiânia, Brazil, ku jetonim në atë periudhë. Një vit më parë, një mik i cili kishte një dyqan lodrash na pati dhënë qindra lodra për të shpërndarë, por këtë vit ai mundi të kontribuonte vetëm me pesë kamionë të madh plastikë.
Ç’të mirë mund të sillnin pesë kamionë lodër? E pleqëruam këtë mendim me ditë të tëra, derisa një natë i erdhi përgjigjja Danielit në një ëndërr. “E di ç’mund të bëjmë me ata kamionë,” më tha ai mëngjesin tjetër. “Pedro kohët e fundit i është nënshtruar një operacioni në zemër.” (Pedro ishte një shitës në tregun qendror, i cili dhuronte fruta dhe perime për punën tonë vullnetare sa herë që kishte mundësi.) “Ai dhe gruaja e tij, Maria, kishin përdorur gjithë kursimet e tyre për të paguar faturat e tij të spitalit, kështu që, me shumë gjasa, nuk do të kishim mundësi t’i blinin dhurata Krishtlindjeje fëmijëve të tyre këtë vit. Ata kishin pesë djem.”.
Kamionët ishin aq të mëdhenj saqë mbushnin një qese të madhe plastike. Danieli e hodhi në shpatull dhe u nis për te stacioni i autobusit që do ta çonte në anën tjetër që qytetit ku jetonte Pedro dhe familja e tij.
Fëmijët e Pedros dhe Marias po luanin në rrugë kur Danieli, i cili kishte filluar të thinjej dhe qëlloi në atë periudhë të kishte edhe mjekër, u afrua, me qesen ende mbi shpatull. Njëri nga djemtë e pa të vinte dhe vrapoi brenda duke bërtitur, “Mami! Babi! Erdhi babagjyshi!”
Pra, Babagjyshi kaloi pasditen me Pedron, Marian dhe djemtë e tyre. Kur erdhi në shtëpi atë natë, fytyra e Danielit shndriste nga gëzimi teksa ai përshkruante lumturinë e fëmijëve. “Pedro dhe Maria ndiheshin keq që nuk kishin para t’u blinin dhurata fëmijëve të tyre, por u kujdes Zoti për këtë! Pesë djem, pesë kamionë me ngjyra!”