Kohët e fundit mora djalin tim adolishent në një projekt eko-turistik në Kompleksin e Madh të Alemão group of favelas (lagjet e varfra) në Rio de Xhaneiron verior, Brazil. Ka teleferikë që ndalojnë në të pesta majat e maleve, nga ku mund të shohim gjithë gjirin dhe të gjitha vargjet e mrekullueshme malore. Si pika të vogla në male, duken gjithashtu edhe mijëra kasolle të vogla, të cilat nuk kanë çati të hairit dhe kanë vetëm mure, të palyera dhe të pasuvatuara. Këto ishin “favelat”.
Në një moment, djali im komentoi: “Është e pabesueshme se sa shumë njerëz të varfër ka, në krahasim me të pasurit!”
Në kthim, kur po zbrisnim, ne folëm me një misionare që kishte nisur të punonte atje përpara vendosjes së paqes, në kohën kur policia dhe kartelet e drogës përfshiheshin çdo ditë nëpër përballje me armë. Një grua tjetër përshkroi si ajo, kur ishte e vogël, ecte çdo ditë për të marrë ujë tek burimi, derisa babai i saj dhe të tjerët mundën të krijonin mirëqenien e komunitetit. Jeta në këtë zonë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit, por historitë që këto gra ndanë me ne tregonin mbi kushtet e tmerrshme në të cilat jetonin shumë njerëz. Ky eskursion pati një ndikim të madh tek djali im, i cili tani po tregon më shumë interes për të ndihmuar familjet e varfra të qytetit tonë në vend që të shqetësohet kryesisht për plotësimin e vetë nevojave të tij.
Besoj se të mësosh fëmijët në moshë të vogël të marrin në konsideratë të tjerët dhe të ndajnë me ta është thelbësore, në mënyrë që kjo të bëhet pjesë e personalitetit të tyre. Kohët e fundit, kam lexuar se fëmijët që i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore e mësuan solidaritetin përmes rrethanave të tmerrshme që iu desh t’i bënin ballë. Vitet, gjatë së cilave ndanin çdo copë buke apo mishi ndihmoi në ndërtimin e karaktereve të tyre për pjesën tjetër të jetëve të tyre dhe u bë pjesë e tyrja.
Për shumë vite, i kam dhënë mësim fëmijëve të punonjësve vullnetarë në vende të ndryshme, dhe kushtet nuk kanë qenë ato ideale. Ndonjëherë na është dashur t’i qarkullojmë materialet e mësimdhënies apo lodrat që kishim në dispozicion, kështu që ishte e domosdoshme që fëmijët të mësonin të respektonin radhën dhe të bashkëpunon në punët e vogla, si në sistemimin e gjërave të tyre apo në pastrimin e tryezës pas një vakti.
Fëmijët mund të zhvillojnë dhemshurinë për të tjerët përmes pjesëmarrjes në shërbime për komunitetin, grupet e bojskautëve, apo duke ndihmuar personat më të pafat, dhe nëse i mësojnë këto vlera në moshë të vogël, ka të ngjarë që t’i ruajnë ato për gjithë jetën.