Në një nga ditët e fundit pushim, unë e kalova pjesën më të madhe të ditën në kopështin zoologjik. Kishte kaluar kohë që kur kisha qenë herën e fundit. Kafshët janë magjepsëse dhe është shumë zbavitëse t’i vëzhgosh ato, dhe mësova disa informacione interesante. Gjithashtu, ajo që vura re, gjë të cilën nuk mbaj mend ta ndieja kur isha i ri, ishte trishtimi për shkak të mungesës së lirisë së kafshëve. Jam i bindur se kujdesen shumë mirë për ta në këtë kopsht zoologjik; por a mundet çdo kafaz, sado i madh qoftë, të krahasohet ndonjë herë me hapësirat e gjëra të habitateve të tyre natyrore?
Kam menduar shumë kohët e fundit mbi faktorët që e bëjnë një vend pune ose të shëndetshëm dhe të hareshëm, apo helmuese dhe të mjerë. Nuk do të shkoj aq larg sa të bëj krahasim mes njerëzve në dhomëzat e tyre dhe majmunëve në kafazët e tyre, edhe pse mendoj se njerëzit ndihen vërtet kështu.
Në vitet e fundit kam lexuar disa libra mbi mjediset e organizuara, dhe disa prej tyre m’u dukën veçanërisht shpjeguese dhe frymëzuese. Të gjithë prekin koncepte të ngjashme kyçe nga këndvështrime të ndryshme. Një nga këto është të kesh liri apo autonomi në punë, është një nga faktorët më të rëndësishëm për motivim dhe kënaqësi në punë. Anasjelltas, mungesa e lirisë për të marrë vendime që ndikon punën e dikujt është një nga më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja, faktorët demoralizues në vendet e sotme të punës.
Rishpikja e organizatave 1 hedh sytë nga një numër organizatash që në vitet e fundit kanë vënë në zbatim metoda veprimi që sfidojnë modelet e periudhës industriale that në të cilat bazohen shumë koorporata. Këto organizata “të së ardhmes” përqendrohen rreth vetë-menaxhimit dhe plotësisë, domethënë, të sjellësh më shumë autonomi dhe liri në vendin e punës, dhe të ndihmosh njerëzit që të ketë një jetë më të pasur pune dhe si rrjedhim një jetë më të pasur në tërësi.
Nuk e përkrah idenë se çdokush mundet dhe duhet të gjejë “një punë që as nuk ndihet si e tillë sepse na pëlqen shumë ta bëjmë.” Ky është një ideal i këndshëm, dhe nëse funksionon për disa njerëz, më bëhet qejfi për ta. Por unë jam realist, dhe e di që nuk do ta arrijmë të gjithë këtë. Nga ana tjetër, shumica prej nesh i kalojnë tetë apo më shumë orë në ditë në punë; kështu që nuk besoj se e “pëlqejmë shumë atë,” duhet të ketë pak gëzim në të, pak ndjesi qëllimi, komuniteti, arritjeje dhe përmbushjeje.
Një nga konceptet që del vazhdimisht në materialet që kam lexuar është se për të ndryshuar një organizatë nga një lloji i strukturës “makineri industriale” në një strukturë “të bazuar në njerëz” duhet të kuptohet mirë nga udhëheqësit e mëdhenj. Jam menduar shumë, megjithëse, se çfarë një njeri si unë, një përgjegjës i mesëm, jo një drejtor i përgjithshëm apo drejtues më i lartë, mund të bëj për ta bërë vendin e tij apo të saj të punës më të këndshme, pozitive dhe frytdhënëse, me më shumë ndjesi komuniteti.
Hare në punë 2 përshkruan një organizatë të bazuar në katër vlera—Integritet, Paanshmëri, Përgjegjësi Shoqërore, dhe Argëtim, të përcaktuara si “shpërblyese, emocionuese, krijuese, dhe të suksesshme.” Autori thotë se “hareja në punë fillon me iniciativa individuale dhe kontroll individual.” Edhe pse mund të mos kem kontroll të plotë, mund të kem ende iniciativë. Unë mund të bëj gjëra që funksionojnë drejt krijimit të një ambienti më të shëndetshëm dhe më të hareshëm pune. Dhe një gjë, tek e cila unë kam gjithmonë kontroll, është mënyra si unë veproj, konkretisht, në mënyrën si unë i trajtoj njerëzit dhe si unë tentoj ta motivoj skuadrën time.
Jam përpjekur t’i hedh një sy më nga afër supozimeve të mia mbi punon në përgjithësi, natyrën njerëzore, rolin tim dhe motivimin personal, dhe të individëve specifikë. Për shembull, i bazoj ndërveprimet e mia në punë tek ideja se “bashkëpunëtorët e mi i vendosin interesat e tyre para asaj që është më e mira për organizatën dhe janë egoistë” ose në idenë se “bashkëpunëtorët e mi duan të përdorin talentet dhe aftësitë e tyre për të dhënë një kontribut pozitiv në organizatë dhe në botë”?
E di se çfarë më motivon. E di që është “autonomia, mjeshtëria, dhe qëllimi,” 3 ose ta parashtroj me fjalët e mia: të kesh mjaftueshëm pavarësi të marrësh vendime për punën që ndikon tek unë, të jesh në gjendje të mësosh aftësi të reja dhe të përmirësohem në aftësitë që kam, dhe të bësh diçka që unë e ndiej që ia vlen. Kryesisht, po të njëjtat gjëra motivojnë njerëzit me të cilët punoj. Përpiqem të besoj se thellë brenda tyre njerëzit, veçanërisht ata që, si unë, punojnë në një organizatë jofitimprurëse me qëllime të vetëdijshme shoqërore, u intereson të kujdesen për organizatën tonë dhe komunitetin më të gjerë, dhe janë duke u përpjekur të bëjnë një punë të mirë. Dhe madje, nëse vetëm një person në një zyrë, si unë, është i lumtur dhe më pak i tensionuar, sepse i shoh të tjerët me dashamirësi, i jap atyre mundësinë e dyshimit, dhe përpiqem të bëj pjesën time që gjërat të funksionojnë mirë për të gjithë ne… epo, ky është në fillim.