Disa Krishtlindje më parë, ndërkohë që po qëndroja në hyrje të një dyqani, duke shijuar një skenë të bukur Krishtlindjeje nga dritarja, një grua dhe vajza e saj e vogël hynë brenda plot nxitim. Duke parë kalimthi skenën e bukur, vajza kapi dorën e së ëmës dhe tha me zë të lartë, “Mami! Mami! Të lutem, qëndrojmë një minutë, të shikojmë Jezusin!” Por mamaja e saj u përgjigj e lodhur, se nuk kishin blerë ende as gjysmën e gjërave të listës dhe nuk kishin kohë të qëndronin. Pastaj, ajo nisi të ecte, duke e tërhequr nga pas vajzën e saj të zhgënjyer.
Fjalët e vajzës më kumbuan në zemër për një kohë të gjatë, pas atij momenti. “Të lutem, qëndrojmë një minutë, të shikojmë Jezusin.” Mendova për të gjitha minutat kur kam nxituar, kur i kam kaluar Krishtlindjet e zënë, në ngutjen e pashmangshme të jetës, sidomos gjatë sezonit të blerjeve. Sa minuta kam kaluar duke bërë blerje, duke psonisur dhurata, duke përgatitur dekorimet dhe ushqimin në prag të Krishtlindjes, dhe sa minuta kam kaluar me Atë, lindja dhe jeta e të Cilit është kuptimi i vërtetë i sezonit festiv?
Jezusi është gjithmonë shumë afër nesh. Ai është “në të djathtën time” dhe “më i lidhur se një vëlla”. 1 Ai gjendet pranë, sikur po bisedon me ne. Lindja e tij është esenca e Krishtlindjes. Dhuratat e tij si paqja, dashuria dhe gëzimi i zemrës, janë magjia thelbësore e Krishtlindjes. Me duart e zgjatura Ai na i drejton këto dhurata dhe thotë, “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” 2 Por nuk do t’i marrim kurrë këto, nëse ne ngutemi, blejmë pafund, merremi me listat e përgatitura, duke qenë shumë të zënë të ndalojmë dhe ta vëmë re se Ai ndodhet pikërisht atje.
Si shprehja e vjetër, “Vesa nuk bie kurrë në një natë me stuhi.” Ne rrallëherë përjetojmë ëmbëlsinë dhe gëzimin e kohës që kalojmë me Jezusin, ndërkohë jemi në një ngutje plot ankth dhe stres përmbushjeje. Por vesa e parajsës dhe bekimet e Krishtlindjes bien paqësisht në zemrat dhe jetët tona, kur ne ndalojmë për një moment të vetëm të qëndrojmë në qetësi dhe ta kujtojmë. Të vazhdojmë pa Të është të shtiremi mbi gëzimin e vetëm të vërtetë dhe që zgjat në kohë, si dhe për dashurinë e përsosur, që mund të përjetohet në këtë jetë dhe përgjithmonë.
Pse nuk ndalojmë një moment dhe shijojmë, shijojmë vërtet çfarë do të thotë Krishtlindje? Le të shkurtojmë listat tona të detyrave. Le të shijojmë bukurinë. Ka shumë gjëra të mrekullueshme rreth Krishtlindjes dhe shumë gjëra të bukura për t’u parë. Do të ishte gjynah t’i humbnim të gjitha, duke mbështjellë këtë apo atë dhuratë, duke nxituar të bëjmë edhe këtë apo atë gjënë e fundit, duke gatuar dhe duke përgatitur gjithë ato gjëra për një gosti, duke e ndërlikuar Krishtlindjen tonë me shumë gjëra të panevojshme. Dhe nëse ne nuk ndalojmë të shijojmë jetën sa të kalojë Krishtlindja, ngutja me të cilën ne jetojmë do të na çojë drejt Vitit të Ri duke psherëtirë, “Sapo i mbijetova Krishtlindjes!”
Jezusi erdhi të bekonte jetët tona. Prandaj, e festojmë Krishtlindjen. Ai tha se erdhi të na sillte jetë, dhe ne duhet ta jetojmë atë sa më të plotë. 3 Dhe apostuli Pali na thotë, “Kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit Tonë.” 4 Nuk nevojitet të shmangim paqen dhe ta jetojmë jetën sa më të plotë. Janë në dispozicionin tonë që ta shijojmë këtë Krishtlindje, nëse i japim Jezusit një mundësi të jetë në jetën tonë dhe t’i japim një vend në zemrat tona.
Le të gjejmë një minutë kohë për ta kaluar me Jezusin. Prania e vërtetë e Krishtlindjes gjendet tek Ai. Shpresojmë që festimi i lindjes së Tij t’i prekë zemrat tona në një mënyrë të re këtë vit. Mësofshim më shumë nga dhuratat që ai na fali shumë kohë më parë për Krishtlindje. Qofshim pjesë e vetë Krishtlindjes duke qenë më shumë si Ai. Të ndalojmë dhe ta shohim Jezusin.