I lodhshëm. Ky ka qenë përkufizimi im për dhjetorin. Po, e di që kjo fjalë nuk e përcjell mrekullinë e vërtetë të sezonit. Por ditët janë të vështira dhe të gjata, si dhe në këtë periudhë të vitit, unë kam 300 punë më tepër për të bërë. Do të doja që viti të mos kalonte me nxitim dhe të më linte plotësisht të rraskapitur.

Çdo vit fillon me një mundësi dhe me një premtim. Unë gjithmonë filloj me synime të mëdha: do të humbas 7 kile, do të kursej një shumë X parash, do të dal më shumë jashtë me familjen, do të fitoj ngritjen në detyrë, etj. Por ndërkohë që momentet e vitit kalojnë, ndihem sikur po vrapoj një garë me sy të lidhur. Stresi. Jeta. Puna. Familja. Janë shumë.

Më pas, dhjetori vjen dhe unë lë pas lodhjen, dhe futem në kuzhinë të pjek dhe të gatuaj gjithë pjatat që të bëjnë të ndihesh se ka ardhur Krishtlindja. Marr kuletën time thuajse bosh, shkoj në dyqan për të blerë gjërat e Krishtlindjes. Vendosim aq shumë zbukurime saqë na duket sikur shtëpia jonë ishte në rrugën e një rrebeshi Krishtlindjeje. Familja ime regjistrohet për të dhënë ndihmë dhe për punë vullnetare në komunitet, që të shpërndajmë shpirtin e Krishtlindjes. Ne shohim filma Krishtlindjeje dhe dëgjojmë muzikë Krishtlindjeje, që të mund ta ndiejmë akoma më shumë Krishtlindjen.

Atëherë, pse ndihem ende, sikur më mungon Krishtlindja?

Dy Krishtlindje më parë, dëgjova një kor në radion e makinës sime dhe lotët më rrodhën:

Kam nevojë për një natë të qetë, një natë të shenjtë

Të dëgjoj zërin e një engjëlli, përmes kaosit dhe zhurmës

Kam nevojë për një paqe të shkurtër dhe të qartë mesnate

Për t’i dhënë fund kësaj dite të marrë me një natë të qetë. 1

Ajo natë e heshtur bishtnuese ishte njësoj si shpirti im që po digjej. Ajo çka mësova në atë moment soditjeje lotësh është se s’mund t’i festosh Krishtlindjet në zbrazëti. S’mund të marr një shpirt të lodhur dhe të lodhur dhe të presim ta mbushim me tepri. Nuk mund të pres që “magjia e sezonit” do të ishte e mjaftueshëm të më mbushte me energji.

Tani i planifikoj “Netët e Heshtura” përgjatë vitit. Po mësoj ta dalloj kur jam e lodhur dhe e mërzitur, dhe gjërat që kam nevojë për t’u mbushur me energji. Fatmirësisht, kam nevojë për gjëra të thjeshta:

  1. Kohë të qetë. Kohë për të lexuar Fjalën e Zotit, për t’u lutur dhe për ta adhuruar Atë me këngë.
  2. Pushim të mjaftueshëm. S’mund të jem përjetësisht e lodhur.
  3. Ushtrime fizike bazë dhe përkujdesjeje për trupin tim. Shëndeti lejon vazhdimin e punës.
  4. Lidhjet njerëzore. Kam nevojë të ndiej lidhjen me bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Gjithashtu, kam nevojë për lidhje të vazhdueshme me njerëz, jashtë familjes sime.
  5. Njëfarë harte “jam këtu” në kokën time. S’mund të ndihem tërësisht e humbur.

Kur kujdesem për këto gjëra rregullisht më ndihmon të mos jem shpirtërisht dhe emocionalisht e lodhur për Krishtlindje. Në fakt, më ndihmon përgjatë vitit.


  1. Amy Grant, The Christmas Collection, 2008