Jezu Krishti ka bërë më shumë për të ndryshuar historinë, rrjedhën e qytetërimit dhe gjendjen e njeriut sesa çdo udhëheqës, grup, qeveri ose perandori tjetër para ose pas Tij. Ai i ka dhënë dashurinë e Zotit miliarda personave dhe ua hap rrugën atyre që do t’i besojnë Atij për të marrë jetën e përjetshme.

Jezu Krishti nuk është thjesht një filozof, mësues, rabin, guru ose profet, megjithëse Ai është thirrur me të gjitha këto emërtime. Ai është Biri i Zotit. Ati është Fryma dhe është i gjithë-fuqishëm, i gjithëdijshëm, kudo dhe në çdo gjë. Ai është përtej të kuptuarit tonë të kufizuar njerëzor, saqë iu desh të dërgonte Birin e Tij, Jezusin, në formën e një njeriu, për të na treguar se si është Ai vetë dhe të na çuar tek Ai.

Edhe pse shumë mësues të shkëlqyer kanë folur për dashurinë dhe Zotin, Jezusi është dashuri dhe Ai është Zot. Jezusi është i vetmi që vdiq për mëkatet e botës dhe u ringjall nga bota e të vdekurve. Ai është në një klasë të veçantë sepse Ai është Shpëtimtari i vetëm. Ai tha “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”1 —David Brandt Berg (1919–1994) 

Unë,  Aleksandri, Cezari dhe Charlemagne kemi krijuar perandori. Por, në çfarë i mbështetëm krijimet e gjenialitetit tonë? Mbi forcën. Jezu Krishti e themeloi perandorinë e Tij mbi dashurinë; dhe tani miliona njerëz do të vdisnin për Të. —Napoleon Bonaparte (1769–1821)

Pse vdiq Jezusi?

Pse Zoti i universit, Zoti i mishëruar, do të lejonte që Ai të kapet, të akuzohet pa faj, të gjykohet dhe të dënohet, të fshihet, të zhvishet dhe të gozhdohet në një kryq si një kriminel i zakonshëm? Përgjigja është e thjeshtë: sepse Ai ju deshi ju dhe mua!

Të gjithë kemi gabuar. Bibla thotë, “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.”2 Por Jezusi e ndëshkoi veten tonë, që të mund të gjenim falje dhe liri nga mëkatet tona.

Jezusi ju do dhe qëndron në derën e zemrës suaj, duke kërkuar ta lejoni të futet në të. Ju mund ta pranoni Atë duke thënë këtë lutje:

Jezus, unë dua të të njoh personalisht, të ftoj të vish në zemrën time. Faleminderit që vdiqe për mua, që unë të merrja falje për mëkatet e mia, të gjeja paqen e zemrës dhe mendjes këtu dhe tani dhe të merrja dhuratën e Zotit për jetën e përjetshme. Amen


  1. Gjoni 14:6
  2. Romakëve 3:23