Pyetje: Do të doja të bëja më shumë për të përmirësuar gjërat rreth meje, por nuk më duket se ka aq shumë gjëra që mund të bëj. Të ndryshosh botën duket si një punë shumë e madhe – nga ta dimë se ku duhet filluar?
Përgjigje: Lajmi i mirë është se nuk duhet të jesh me domosdo një njeri i fuqishëm apo i famshëm të bësh ndryshimin. Çdo ndryshim pozitiv – nuk ka rëndësi sa i vogël është – e ndryshon botën për mirë. Ne mund ta ndryshojmë botën duke përmirësuar jetën e njerëzve që na rrethojnë, nëpërmjet veprimeve të mirësisë dhe vlerësimit, dhe duke treguar besim tek ata. Ja ku janë disa të këshilla praktike për t’ju ndihmuar të filloni të ndryshoni pjesën tuaj të botës, zemër pas zemre.
Inkurajo virtytet e mira. Përpiqu të mendosh të paktën për një gjë të veçantë tek një njeri, dhe quaje si detyrë tënden për t’ia bërë të ditur. Mos u tërhiq; ata nuk do të lodhen së dëgjuari. Me atë që ti po bën, po ia rrit besimin në atë fushë, dhe duke fituar besim, ata do të nisin të përmirësohen edhe në fusha të tjera.
Ndaje përgjegjësinë. Jepi të tjerëve përgjegjësi në fushat ku ata janë të fortë. Bëji të ndihen të besuar, të nevojshëm dhe të vlerësuar.
Vlerësoji për atë që janë. T’i vlerësosh të tjerët për atë që janë është shumë e rëndësishme dhe njerëzve i pëlqen t’i falenderosh dhe t’i vlerësosh për atë gjë, por të vlerësohesh për një veçori personale të bën të ndiesh më mirë se të vlerësohesh vetëm për rezultatin e asaj veçorie.
Shpreheni vlerësimin në mënyrë të thjeshtë. Mos mendoni se duhet të keni ndjenja shumë të ngrohta për dikë, apo të jeni miku i tij i ngushtë dhe ta njihni mirë, para se të ndryshoni diçka në jetën e dikujt. Mund të jeni pothuajse një i panjohur dhe prapë mund të keni një ndikim të mrekullueshëm tek dikush.
Me ngadalë. Duhet kohë për t’i parë njerëzit në një sy të ri. Ecni ngadalë në veprimet tuaja me njerëzit dhe jepini Zotit një mundësi të të tregojë perspektivën e Tij.
Ndaluni dhe meditoni. Mendoni për mënyrat positive me të cilat dikush ju ka ndihmuar. Do të ndryshoni mënyrën se si i shihni të tjerët, sepse do të keni marrë gjithë kohën për të shkuar më thellë, e të kaloni supozimet sipërfaqësore që janë shumë të lehta për t’u bërë.
Harroje të shkuarën. Askujt nuk i pëlqen të etiketohet. Tregohu i gatshëm të shohësh kush është ky njeri sot apo të shohësh mundësinë e asaj ç’ka mund të jetë nesër, dhe mos lejo që pikëpamja jote të cënohet nga përvojat e së shkuarës.