Kur vuan një humbje të madhe apo je i tronditur nga problemet, ndryshimet apo pengesat e jetës, mund të duket thuajse e pamundur ose e pashpresë të fitosh, por kjo ndodh kur lufton dhe bën përpjekjet e tua më të mëdha rezultojnë në një “të pamundur” të madhe, vjen nga pas fitorja që ndryshon historinë.

Nuk e kam parë kurrë kaq qartë këtë pikë sa tek kampionati i Super Bowl LI në 5 Shkurt mes Patriotëve të Nju England and Falkonëve të Atlantës. 1 Patriotët ishin mbrapa 28–3 gjatë çerekut të tretë të lojës, dhe asnjë skuadër nuk e kishte marrë veten me më shumë se dhjetë pikë për të fituar një kampionat Super Bowl, kështu që, dukej si një mision i pamundur kur kishte mbetur vetëm çereku i lojës. Gjatë gjysmës së parë, Falkonët shënuan 28 pikë dhe nuk dukej sikur mund të shkonin kaq larg. Dukej se gjendja do të ishte një katastrofë e vërtetë dhe një disfatë.

Më pas, ndodhën nja dy gjëra, që e ndryshuan rrjedhën. Falkonët e kishin topin në zotërim, dhe mund të kishin vendosur të bënin një gol në fushë, gjë e cila do ta kishte thelluar akoma më shumë diferencën në pikë, por në vend që ta bënin këtë, bënë një lojë me pasime. Qendër mbrojtja e tyre ishte bllokuar, duke i nxjerrë nga rrezja e shënimit, dhe gjendeshin të detyruar ta kthenin topin drejt skuadrës tjetër.

Nga ai moment e në vazhdim, asgjë s’i ndalte dot Patriotët dhe ata kaluan 90 jardë (82 m) për të shënuar, dhe më pas, shënuan përsëri, dhe përsëri, para se të barazonin rezultatin në minutën e fundit dhe si rezultat, fituan kampionatin  në minutat shtesë, rasti i parë në historinë e kampionatit Super Bowl.

Pati një pikë shumë specifike në lojë, ku tifozët e panë ndryshimin teksa po ndodhte. Falkonët ishin shumë të mirë, por sapo Patriotët erdhën në vete, Falkonët nuk bënin dot më gjë për t’i ndaluar.

Kështu është jeta. Ndonjëherë humbasim betejën e mendjes, të iniciativës. Dekurajohemi. Nuk na duket asgjë në vijë dhe tentojmë të heqim dorë, por nëse i shohim të gjitha këto disfata si mundësi për të mësuar dhe të hidhemi në sulm, duke bërë çka e dimë se është gjëja e duhur, gjërat mund të ndryshojnë dhe fitoret mund të vijnë. Ndonjëherë, një lutje e thjeshtë është gjithçka na duhet për të kthyer momentin në anën tonë.


  1. Në shtetet e bashkuara, Super Bowl ishte një kampionat i përvitshëm lojërash të Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL).