Mirësia është dashuri në veprim, dashuri e përkthyer në terma të thjeshtë të përditshëm. Do të thotë të tregosh kujdes ndaj të tjerëve. Do të thotë të jetosh me Rregullin e Artë: “Vepro ndaj të tjerëve ashtu si do doje të vepronin ndaj teje.” 1 Do të thotë të bësh një sy qorr ndaj gabimeve dhe pikave të dobëta të të tjerëve. Do të thotë të jesh i mirë dhe i mëshirshëm ndaj të tjerëve ashtu si është Zoti me ty. 2
Mirësia prodhon dashamirësi. Fjalët dhe veprat tuaja të mira i bëjnë të tjerët të kuptojnë se lumturia dhe mirëqënia e tyre janë të rëndësishe për ty, dhe kjo i bën ata të duan të përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Mirësia është një nga gjërat më të vështira për t’u dhuruar, sepse rikthehet pothuajse gjithmonë. Mirësia nuk kushton aspak, por mund të përmbushë shumë. Një buzëqeshje e këndshme apo një fjalë e mirë mund të ndryshojnë gjithçka në botën e dikujt që po kalon një ditë të vështirë. Vetëm pak dashuri shkon kaq shumë larg!
Mirësia është një gjuhë që e kupton çdokush. Si Kristianë ne jemi ambasadorët e dashurisë së Zotit për të tjerët; mirësia që ne tregojmë përçon dashurinë dhe kujdesin e Zotit, dhe ndihmon për t’i tërhequr dhe afruar ata tek Ai.