Katër miq janë ulur përreth banakut të kuzhinës. Secili prej tyre ka punë, programe, përgjegjësi që na shtyjnë drejt drejtimeve të ndryshme dhe nuk ndodh shpesh të kemi mundësinë të kalojmë kohë së bashku. Por këtë mbrëmje, jemi ulur të gjithë së bashku dhe po ndajmë përvojat e jetës.
Biseda jonë vërtetet mes temave: rritja e fëmijëve, udhëtimet, provat e jetës etj. Pas pak, ne hapim një temë për të cilën të katërt jemi të apasionuar, si Fjala e Zotit ka udhëhequr jetët tona. Ajo që më duket e mrekullueshme është që secili prej nesh me jetët dhe sfidat tona të ndryshme dhe të suksesshme, gjen diçka që ka lidhje dhe ka vlerë në Biblat tona.
Jo se çdo herë është një zbulesë. Kryesisht, ky është një metronom udhëzues me të cilin jetët tona matin kohën. Në këtë ditë dhe epokë, shpesh thuhet se Bibla është e parëndësishme, e modës së vjetër, dhe e paaftë për të siguruar pikëpamje si të lundrojmë në çështjet që paraqet jeta moderne. Por çdo person në grupin tonë mund të dëshmojë që më shumë mbulon motivimet, perspektivat dhe vlerat që drejtojnë jetët tona.
Më pëlqen se si Zoti e ka strukturuar planin e Tij për ne në marrëdhënie në vend ta strukturonte në rregullore. Ai nuk na ngarkon me qindra rregulla dhe tradita, në mënyrë që pasuesit e Tij të humbnin gjithë rëndësinë e kësaj bote moderne duke jetuar si pasuesit e Tij të lashtë. Përkundrazi, Ai bëri në mënyrë të tillë që ne duhet ta ndjekim Atë dhe Fjalën e Tij që të dimë se çfarë Ai pret dhe dëshiron nga ne. Ai premton se nëse e kërkojmë, do ta gjejmë Atë. 1
Unë e kërkoj në lidhje me adoleshentët që po rris. Shoku im për biznesin që po përpiqet të zmadhojë. Shoku ynë i tretë po përballet me një diagnozë që i ndryshon jetën një njeriu të dashur, kurse i katërti po përpiqet të balancojë jetën e përbashkët me thirrjen e tij të krishtere. Secili prej nesh e ka kërkuar zemrën dhe mendjen e Zotit për këto çështje dhe ka marrë atë që ai apo ajo kishte nevojë
E përfunduam bisedën tonë me përqafime dhe lamtumira, secili prej nesh ndiente edhe më shumë besim në udhëtimet tona të ndara me udhërrëfyesin tonë të përbashkët.
Nëse do që të fillosh të ndërtosh një marrëdhënie me Zotin, mund ta bësh menjëherë thjesht duke thënë lutjen në vijim:
I dashur Jezus, faleminderit që vdiqe për mua, që unë të kem jetë të përjetshme. Të lutem, më fal për çdo gabim dhe gjë të pakëndshme që kam bërë. Eja në zemrën time, më jep dhuratën Tënde të jetës së përjetshme dhe më ndihmo të njoh dashurinë dhe paqen Tënde. Amen.
- Shih Jeremia 29:13. ↑