Si besimtarë, ne mund të kemi ndonjëherë pritshmëri jo reale mbi jetët tona. Kur gjërat nuk shkojnë vaj, ne kemi tendencën të fajësojmë veten për këtë, ose të ndiejmë se Zoti nuk po u përgjigjet lutjeve tona, ngaqë Atij nuk i interesojmë mjaftueshëm apo ngaqë kemi bërë diçka gabim.

Por ne mund të ndërmarrim një qasje tjetër, e cila na kujton se shumë shpesh, betejat dhe mundimet tona janë pjesë e rrugës. Vështirësitë, mundimet dhe lufta janë të gjitha pjesë e tëmësuarit, trajnimit, rritjes sonë, që na ndihmojnë të fitojmë durim, dhembshuri, pjekuri dhe besim.

Na mundojnë shumë gjëra në jetë, por ne mund të bëhemi më të fortë përmes mundimeve, nëse qasemi ndaj tyre me besim dhe me qëndrim pozitiv. Nëse përqendrohemi të shohim perspektivën e Zotit në situatën tonë dhe të besojmë premtimet e tyre, Ai është gjithmonë aty duke na ndihmuar t’i kapërcejmë problemet. Teksa e shohim, Ai do të na sigurojë se ia vlen të luftosh për betejat e jetës dhe Ai na forcon përmes tyre.

Kur kalon një periudhë të vështirë, duhet shumë besim për ta mbajtur flamurin e fitores përballë sfidave dhe të thuash, “Unë fitoj përmes besimit!” 1 Por pavarësisht si ndihesh, Fjala e mrekullueshme e Zotit dhe e vërteta e Tij janë mjaftueshëm të forta dhe të fuqishme për të të kthyer përsëri në rrugën e fitores, nëse ti nuk heq dorë, nëse ti thjesht qëndron stoik, shpreson dhe i beson Zotit të përmbushë Fjalën e Tij. Si përfundim, ti do të marrësh shpërblimin e besimit tënd.

Në vijim, gjeni disa mendime mbi realitetet e jetës që shpresoj t’ju vijnë në ndihmë.

Kushton të bësh ndryshimin

Secili nga shenjtorët e mëdhenj, burrat dhe gratë e përkushtuar ndaj Zotit, dhe çdokush që ka bërë ndryshim në botë, ka bërë sakrifica në punën dhe shërbimin e vet. Jetët e tyre nuk ishin të thjeshta. Ata i reduktonin aktivitetet e tyre në më të rëndësishmet dhe me mençuri e rezervonin kohën e tyre në mënyrë që të ruanin fuqinë dhe energjinë e tyre për gjërat që kishin vërtet rëndësi. Ata përkushtoheshin të arrinin synimet që i kishin vënë vetes, dhe pjesa më e madhe e kohës që kalonin zgjuar e përdornin për të menduar, eksperimentuar, trajnuar, mësuar, nxitur, punuar dhe duke bërë çfarëdo mundeshin për të arritur sukses. Çdo gjë që ia vlen në jetë, do ta ketë një kosto! 

Nuk më vjen natyrshëm

Ne nuk e arrijmë dot vetë. Ne bëjmë gabime. Jemi thjesht njerëz. Por kur e kthejmë Zotin në besimin tonë, pikërisht në atë moment Ai mund të përmbushë planin e Tij për jetën tonë! “Ai zgjodhi gjërat jo të fisme dhe të përbuzura të botës, ato që nuk janë asgjë në sytë e saj, për të shkatërruar ato që sipas botës janë të rëndësishme. Kështu, askush nuk mund të mburret para Perëndisë.” 2

Lufta shpirtërore

Ekziston një luftë shpirtërore inati të pakontrollueshëm, dhe ne jemi pjesë e saj. Shpirtërorja prek fiziken dhe fizikja prek shpirtëroren.

Të kesh besim është një zgjedhje e vetëdijshme, jetësore, por nuk mund ta marrë askush në vendin tonë. Secili prej nesh duhet të zgjedhë rrugën e besimit dhe të luftojë për t’i mbajtur hapur sytë tanë shpirtërorë, që të jemi të ndërgjegjshëm për mbretërinë e mbinatyrshme dhe të mbetemi të fortë dhe të palëkundur.

Gjithçka ndryshon, Jezusi kurrë

Edhe sikur gjithçka rreth nesh të ndryshojë, Jezusi nuk ndryshon, dhe as dashuria, përkujdesja dhe premtimet e Tij nuk ndryshojnë. “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj.” 3

Gjërat e vështira ndodhin

Gjërat e këqija, të vështira dhe të mundimshme i ndodhin gjithkujt. Njerëzit nuk janë të përsosur dhe ata do të bëjnë gabime që do të ndikojnë tek ne, por është zgjedhje personale nëse i lejojmë këto vështirësi të na përmirësojnë apo hidhërojnë si persona. Zoti mund t’i përdorë këto ndodhi për mirë në jetët tona, nëse e lejojmë!

Nuk duhet të harrojmë që gjërat ndodhin thjesht sepse jetojmë në një botë që funksionon mbrapsht. Pavarësisht nëse je i madh apo i vogël, mashkull apo femër, i krishterë apo ateist, ka për të pasur beteja, sprova dhe vështirësi, përndryshe ne nuk do të na forcohej karakteri. Si përfundim, nuk janë rrethanat që e përcakojnë gjendjen tonë; është qëndrimi ynë kundrejt tyre.

Premtimet e pandryshueshme të Zotit

Zoti na ka bërë premtime të mrekullueshme në Fjalën e Tij. Ai na jep premtimet e Tij, sepse Ai do që ne të shohim përpara, drejt të ardhmes, të dimë që ai po planifikon të ardhmen për të mirën tonë, që Ai ka rezervuar gjëra të mëdha për secilin prej nesh.

Ai nuk do t’i shkelë kurrë premtimet e Tij dhe ne mund të mbështetemi sa herë tek to na nevojitet. Teksa bëjmë ç’na tregon Ai të bëjmë, ato do të mbahen me patjetër, jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë që duam apo mendojmë do të realizohen, por në kohë dhe mënyra, të cilat Zoti e di që janë më të mirat për ne dhe të tjerët.

Sa e padrejtë do të ishte të kufizonim çfarë Zoti do të bëjë në të ardhmen nga çfarë kemi parë dhe përjetuar në të shkuarën dhe në të tashmen. E ardhmja është po aq e ndritur sa premtimet e Zotit. Le t’i japim Atij një shans për të përmbushur gjithçka Ai premtoi se do të përmbushte duke e ndjekur Atë nga afër!


  1. Shih 1 Gjoni 5:4.
  2. 1 e Korintasve 1:28–29
  3. Malaki 3:6