Nëse nuk më njeh akoma, atëherë, Unë kam një propozim për ty: në vend që të përpiqesh të më kuptosh, pse nuk më jep Mua një shans të të tregoj të vërtetën? Unë nuk po flas thjesht për të drejtën dhe të gabuarën, apo këshillat e vyera, por për të vërtetën e mbinatyrshme. Gjithçka jam nuk mund të kuptohet nga mendja. Duhet të kërkosh dhe të kuptosh me zemër. Pse të mos e shohësh vetë nëse Unë jam i vërtetë dhe se “jam udha, e vërteta dhe jeta,” siç i thashë dishepujve të mi të parë? 1 Pse të mos më vësh Mua në provë? Pranoje dashurinë dhe praninë time në jetën tënde dhe më pas shiko se çfarë mund të bëj për ty.

Unë mund të jem miku yt më i ngushtë dhe më i besuar. Mund të të ndihmoj kur gjërat të shkojnë keq dhe ti do të kesh nevojë për mbështetje. Mund të të jap lumturi në vend të mjerimit, dhe mund të nxjerr bukuri nga hiri i dështimit dhe gabimeve. Sapo të më ftosh në jetën tënde, Unë nuk do të të braktis kurrë. Ky është një zotim solemn! Unë do të të dua gjithmonë dhe do të kujdesem për ty, pavarësisht gjithçkaje, duke përfshirë këtu edhe vetë të metat dhe frikërat e tua.

Kur të lidhesh personalisht me Mua, dhe kur të hulumtosh në ato që kam zbuluar në Bibël, veçanërisht në Ungjillet, do të zbulosh të vërtetat e pastërta, që dhurojnë jetë. Ky është një mezash personal i Imi për ty, brenda këtij libri.

E vetmja gjë që duhet të bëni, është të filloni të merrni gjithçka që ju ofroj, të hapni zemrën dhe të më ftoni brenda.


  1. Shikoni Gjoni 14:6.