Ndërsa Jezusi udhëtoi nëpër Palestinë duke shpërndarë mesazhin e Tij për faljen dhe dashurinë e Zotit, “Më ndiq” ishte ftesa që Ai bënte shpesh. Për shembull, ky pasazh në Ungjillin e Mateut:
Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë; dhe u tha atyre: ”Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”. Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri. Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas. (Mateu 4:18–22 NLT).
Jezusi vazhdoi të thërriste burra dhe gra në anën e Tij gjatë gjithë shërbesës së Tij, dhe madje edhe pas ringjalljes së Tij, “Ai i tha [Pjetrit], ‘Ndiqmë’” (Gjoni 21:19).
Çfarë do të thotë të ndjekësh Jezusin? E fillon me marrëdhënien tonë me Jezusin dhe fjalët e Tij. Nëse u qëndrojmë fjalëve të Tij dhe i lëmë ato të ndikojnë në modelet tona të mendimit, ne do të transformohemi nga ripërtëritja e mendjeve tona (Romakëve 12:2).
Ndërsa të krishterët sot nuk mund ta ndjekin Jezusin fizikisht si dishepujt, Bibla e bën të qartë se ndjekja e Tij përfshin zbatimin e mësimeve të Tij në jetën tonë. Siç tha Jezusi: “Nëse i përmbaheni mësimeve të mia, jeni me të vërtetë dishepujt e mi. Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:31–32).
Lutemi që kjo çështje e Kursit Bazë të Activated t’ju udhëheqë për të rritur, forcuar dhe thelluar marrëdhënien tuaj me Zotin.