Çdokush ka kaluar kohë në të shkuarën e vet, të cilat i kujtojnë si “netë të errëta”. Tragjedi apo vështirësi që ishin përtej kontrollit të tyre dhe ndonjëherë rezultati i drejtpërdrejtë ishte zgjedhja e gabuar apo veprime të pa-kërkuara. Mënyra si njerëzit reagojnë ndaj atyre gabimeve mund të përcaktojë nëse bëhen më të hidhur apo më të mirë në vetvete.
Ata që hasin vështirësi të dallojnë diçka të mirë në kohët e vështira që kanë kaluar, shpeshherë mund të bëhen të mëritur, gjë që i bën ata akoma më të hidhur. Ndoshta, ata nuk e mendojnë kështu, por Jezusi mund t’i ketë përdorur ato situata disi për të mirën e tyre. “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” 1
Ka shumë të ngjarë që në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit të kujtojnë “gabimet,” rrethanat që u përdorën apo krijuan nga Zoti që të nxjerrë më të mirën në ta, apo për t’i tërhequr ata më pranë Vetes, apo për t’u mësuar atyre diçka të rëndësishme, apo thjesht si një provë. Nuk është se Zoti donte që këto gjëra të ndodhnin. Ai do vetëm më të mirën për bijtë e Tij. Por meqenëse këto gjëra ndodhin, Ai do t’i kthejë ato në diçka të mirë. Kështu është gatuar Ai, Ai mund të kthejë gjithçka në të mirë, nëse e lejojmë.
Të gjesh të mirën në një situatë të keqe nuk është thjesht një “lojë e bukur” apo një ide e mirë; është thelbësore për shëndetin tonë emocional dhe shpirtëror. Nëse nuk mund ta pranojmë që mund të ketë një anë të mirë në disa nga retë e errëta të së shkuarës sonë, atëherë, ne me shumë mundësi nuk do t’i harronim kurrë plotësisht ato gjëra, dhe kjo mund të të çojë drejt zemërimit.
Për këtë arsye, është thelbësore të mos e lëmë veten t’i kthehet të shkuarës në çdo situatë, pavarësisht sa e tmerrshme ka qenë, duke mbajtur mend vetëm të keqen. Mund të mos jetë kujtimi ynë i preferuar, madje mund të jetë i dhimbshëm, por nëse i kërkojmë Zotit të na tregojë veçanërisht si do ta përdorte Ai këtë situatë për mirë, Ai mund të na lirojë nga hidhërimi apo ndjenja të tjera negative dhe të nxjerrë në pah fitoret e bukura.
Cili triumf është më i madh se të nxjerrësh të mirën nga e keqja? Kjo është mënyra përfundimtare për të pushtuar dhimbjet e së shkuarës sonë, jo nga hidhërimi dhe mendimet për t’u barazuar, por duke e lejuar Zotin të na bëjë më të mirë si pasojë e tyre.
- Romakëve 8:28 ↑