Djali im Xhonatani ka lindur në një fshat të vogël indian, gjatë periudhës kur unë dhe bashkëshorti im po shërbenim aty si vullnetarë. Si shumë fëmijë indianë, ai u rritu duke ngrënë oriz, “dahl”, petullat “chapatis”, dhe shumëllojshmërinë e shumëngjyrshme dhe të pabesueshme të frutave tropikale që gjenden në çdo cep rruge.
Edhe pse nuk i kishte mbushur pesë kur u shpërngulëm për në Evropë, iu desh pak kohë të përshtatej me ambientin e ri dhe veçanërisht me ushqimet e reja. Në fillim, e shihte ushqimin me dyshim dhe e shqyrtonte me imtësi makaronat në pjatën e tij. Ai gjithmonë kishte vështirë të përshtatej, por iu desh kohë të përqafonte kuzhinën italiane. Si përfundim, kujtimet e tij nga India dhe ushqimin indian u venitën. Në ato ditë, globalizimi nuk kishte filluar ende, dhe prodhimet e vetme në dispozicion nëpër super-marketet italiane ishin prodhimet sezonale të Italisë.
Megjithatë, duke kaluar pranë një dyqani të sapo-hapur ushqimesh, vura re një mango! Ishte goxha e shtrenjtë, por po afronte ditëlindja e 11-të e Xhonatanit, dhe mendova se do të ishte një qerasje e shkëlqyer për të, që t’i ndiente erën një nga frutave të tij të preferuara të fëmijërisë së hershme.
E bleva dhe e paketova mangon, dhe ftova djalin tim adoleshent të hershëm për një shëtitje. Më pas, ndaluam në një stol dhe solemnisht i dhashë dhuratën time, duke i thënë atij se do t’i sillte kujtime nga e shkuara. Xhonatani e hapi me ngadalë pakon dhe e mbajti mangon shumëngjyrëshe në duart e tij për aq sa m’u duk një kohë e gjatë. Asnjë reagim.
“Mami, vërtet nuk e mbaj mend. Më vjen keq.”
U ndjeva paksa e zhgënjyer. “E po, gjithsesi, duhet ta provosh. Të betohem se të pëlqenin shumë kur ishe i vogël.” Me të njëjtën pamje të dyshimtë që kishte parë pjatat e para italiane vite më parë, Xhonatani e kafshoi një herë. Më pas përsëri, e pastaj, përsëri. Ende, asnjë reagim. Më pas… doli bërthama, dhe sytë e Xhonatanit u ngritën lart.
“Mami, e mbaj mend tani! E mbaj! Mbaj mend sa argëtuese ishte të thithje bërthamën!” Dhe bashkë me atë kujtim, shumë të tjera nisën të vërshonin në mendjen e djalit. Ne folëm e folëm, rikujtuam edhe ngjarje dhe kujtime të tjera nga e shkuara.
Nga ky episod me tim bir, mbaj mend që mendova se e rëndësishme është të presësh edhe pak më shumë, kur gjërat duket se nuk të kujtohen apo se bëjnë kuptim. Si nënë, ishte një konfirmim tjetër se çfarëdo mbjellim në vitet e para të jetës së fëmijëve tani, nuk do të harrohet kurrë. Ndonjëherë, mund të duket kështu…. por prisni derisa të arrijnë tek bërthama!