Kur shtatzënia ime e parë rezultoi në abort spontan, nuk isha e shqetësuar, isha e inatosur. Për javë të tëra, e mbajta brenda, por më në fund, unë në kuptimin e parë të fjalës i nxora grushtet Zotit dhe e qortova. “Më le në baltë!” qe thelbi i së gjithës.
Më vonë, kuptova se kisha qenë disa ditë shtatzënë kur u shpreha në inat e sipër. Duke mbajtur një foshnje, një djalë në krahët e mi nëntë muaj më vonë, qesha me veten dhe me fjalët e mia të drejtuara gabimisht. Gjithashtu, i kërkova falje Zotit.
Gjatë gjithë shtatzënive të mia, kisha ëndrra shqetësuese. Isha shumë e zënë gjatë ditës për të imagjinuar shqetësimet e mia, por kur flija më shfaqeshin në filma me ngjyra. Po sikur të shpërqendrohesha në park dhe dikush të rrëmbente fëmijën tim? Po sikur të kontrolloja foshnjën gjatë natës dhe ai ose ajo të kishte ndaluar së marri frymë? Po sikur disi t’i kem shkaktuar diçka të tmerrshme fëmijëve të mi?
Nuk ua kam thënë kurrë këto shqetësime njerëzve të tjerë, i shkruaja ëndrrat në imagjinatën time të gjallë dhe përpiqesha t’i shuaja ato nga mendja ime. Bëja edhe diçka tjetër dhe kjo ishte çka më ndryshoi jetën.
Lutesha. Jo thjesht lutje të përgjithshme, unë zgjidhja tema veçmas ëndrrave të mia të shqetësimit dhe ia përkushtoja çdo ngjarje të vetme Zotit.
“Më ndihmo të mos shpërqendrohem kurrë kur jam në park me fëmijët e mi.”
“Na mbro këtë natë mua dhe të vegjlit e mi. Mbaji në punë zemrat dhe mushkëritë e tyre. Ndihmoji ata të rriten të fortë dhe të shëndetshëm. Më ndihmo ta kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore dhe ta vë re kur ka diçka që nuk shkon.”
“Më ndihmo të jem një nënë e mirë. Më ndihmo të jem e mirë, e sjellshme dhe të kujdesem mirë për fëmijët e mi. Na mbro në shëtitjet tona dhe gjatë udhëtimit me makinë.”
Sa herë që më vinte në mendje një imazh duke portretizuar ndonjë shqetësim, e cila nuk më kishte ardhur ndonjëherë më parë ndërmend apo për të cilën nuk isha lutur, unë ndaloja çfarëdo që po bëja dhe lutesha. Merrja pjesë nga shqetësimi i ri dhe ia jepja çdo pjesë të saj Zotit.
Në fund, kuptova që, duke qenë frikacake e madhe, kisha mësuar të luftoja përmes lutjeve. Dobësia më e theksua e imja, të cilën e luftova më shumë u bë fuqia ime, teksa ndryshova nga një njeri merakli në një luftëtare lutjesh.
Fëmijët e mi tani janë rritur dhe unë ende shqetësohem, dhe ende lutem. Sa herë mendoj për një nga fëmijët e mi dhe filloj të shqetësohem, i shpreh ato mendime me fjalë dhe ia kaloj të gjitha Jezusit. Dhe unë ndiej të njëjtën siguri si përgjigje njësoj si atëherë kur ata ishin kolopuçë.