Mateu kapitulli i 7, kapitulli i fundit i Predikimit në Mal, përmban një sërë deklaratash të përmbledhur, çka përfaqëson pika të rëndësishme reflektimi për besimtarët. Fokusi vendoset te lutja, e vazhduar nga më parë në Predikim: duke mos u lutur si hipokritët, të cilët duan të shihen nga të tjerët 1 ose si paganët, të cilët murmuritin, duke menduar se lutjet e tyre do të marrin përgjigje, nëse ata i përsërisin ato vazhdimisht; 2por është akoma më mirë të lutesh me bindjen se Ati ynë na do dhe kujdeset për ne. 3
“Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t’i çelet atij që troket. A ka midis jush ndonjë njeri që, po t’i kërkojë i biri bukë, t’i japë një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, t’i japë një gjarpër? Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë!” 4
Jezusi pyeti ç’dobi do të kishin dhuratat, nëse fëmija i tyre do të kërkonte për bukë, peshk apo ushqime bazë në Palestinën e asaj kohe. Sigurisht që ata nuk do ta zëvendësonin me një gur apo gjarpër ushqimin që fëmija i tyre po kërkonte! Si Ai shpesh vepronte, Jezusi përdorte argumentin “sa më pak, aq më mirë” për të treguar Thelbin e tij. Nëse prindërit tokësorë i japin fëmijëve të tyre gjëra të mira, kur ata ua kërkojnë, sa më shumë u jep Zoti fëmijëve të Tij, kur ata ia kërkojnë? Meqenëse Zoti është Ati ynë dhe është tej mase i mirë, ne mund t’i kërkojmë lirisht Atij gjëra përmes lutjes, në të njëjtën mënyrë që një fëmijë mund t’i kërkojë prindërve të saj për diçka që ajo ka nevojë apo dëshiron.
Disa mund të thonë që lutja nuk është e nevojshme, pasi ka shumë njerëz që nuk besojnë në Zot dhe nuk luten, por prapë duket se ia dalin për mrekulli. Ata punojnë dhe paguhen, kështu që janë në gjendje të sigurojnë çfarë kanë nevojë pa u lutur. Autori Xhon Stot iu drejtua këtij argumenti kur shkroi mbi ndryshimin mes dhuratave të Zotit si Krijues dhe dhuratave të Tij si Ati ynë:
Duhet të dallojmë mes dhuratave të tij krijime dhe dhuratave të tij shpengime. Është më se e vërtetë që ai jep dhurata (të korrat, fëmijët, ushqimin, jetën) pavarësisht nëse njerëzit luten apo jo, pavarësisht nëse ata besojnë apo jo. Ai u jep të gjithëve jetë dhe frymë. 5 Ai dërgon shira nga parajsa dhe sezone të frytshme për të gjithë. Ai e bën diellin e Tij të lindë njësoj edhe për të mirët, edhe për të këqijtë. Ai “e viziton” një nënë, kur ajo ngjiz dhe më pas, kur ajo jep jetë. Asnjë prej këtyre dhuratave nuk varet në faktin se njerëzit e pranojnë Krijuesin e tyre apo i luten Atij.
Por dhuratat e shpengimit të Zotit janë ndryshe. Sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin. Në fakt, “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit, do të shpëtohet.” 6 E njëjta gjë praktikohet edhe me bekimet e pas shpëtimit, “gjërat e mira”, që Jezusi thotë, Ati ua jep fëmijëve të Tij. Këtu ai nuk i referohet bekimeve materiale, por bekimeve shpirtërore: faljes së përditshme, shpëtimit nga e liga, paqja, rritja e besimit, shpresa dhe dashuria, në fakt, puna e vazhdueshme e Shpirtit të Shenjtë si bekim gjithëpërfshirës i Zotit. 7
Në lutjen e Lordit, Jezusi na mësoi të lutemi për të dyja llojet e dhuratave. Buka jonë e përditshme është një dhuratë krijimi, kurse falja dhe shpëtimi janë dhurata shpengimi. Ne lutemi për falje dhe shpëtim, sepse këto janë dhurata jepen vetëm në përgjigje të lutjeve. Na thonë gjithashtu të lutemi për nevoja materiale, sepse duhet ta pranojmë varësinë tonë fizike te Ati ynë.
Duke pasur këtë në mëndje, le të shohim pjesën e parë të pasazhit: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t’i çelet atij që troket.” Po konstatonte Jezusi kategorikisht se çdo lutje do të përgjigjet pozitivisht, dhe se ne gjithmonë do ta marrim atë për të cilën lutemi?
Një nga parimet bazë të të kuptuarit të Shkrimeve të Shenjta është të krahasosh çfarë mësohet në një varg të veçantë me mësimin e Shkrimeve të Shenjta në përgjithësi. Është e qartë duke lexuar Biblën se lutjet nuk e marrin përgjigjen në mënyrën si shprehet në lutje. Kjo mund të kuptohet në vargjet e mëposhtme:
Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m’u dha një gjemb në mish… Lidhur me këtë, iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë. Por ai më tha: “Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi.” 8
Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. 9
Nga këto dhe vargje të tjera, dhe bazuar në vetë përvojën tonë, është e qartë se Zoti nuk u përgjigjet gjithmonë kërkesave tona në mënyrën që ne duam t’i përgjigjet. Ati ynë Qiellor nuk është “shërbëtori ynë kozmik” që është i pranishëm të plotësojë çdo kërkesë tonën, dhe fjalët e Jezusit nuk duhet të interpretohen sikur Zoti do të plotësojë çdo dëshirën tonën. Por edhe nëse disa prej lutjeve tona nuk marrin përgjigje siç do të donim, ne mund të besojmë se Ai e di ç’është më e mira.
Ne duhet të ndihemi mirënjohës që Zoti nuk i përgjigjet çdo lutjeje tonë duke na dhënë fiks atë që kërkojmë. Po ta bënte, ne me shumë gjasa do të luteshim më pak, sepse ne do të shikonim se efektet e çdo lutjeje të përgjigjur do të kishte pasoja të paparashikuara dhe të padëshiruara. Këto dhe premtime të tjera mbi përgjigjen ndaj lutjeve tona nuk janë premtime nga ana e Zotit për të na dhënë çfarë ne kërkojmë, kur e kërkojmë dhe fiks në kushtet që e kërkojmë. Po të ndodhte kështu, lutja do të ishte një barrë e papërballueshme për t’u mbajtur. 10 Vetëm Ati ynë i gjithëdijshëm, i mirë, i zgjuar dhe i dashur di si i duhet përgjigjur lutjeve tona, kur është koha më e mirë për t’ju përgjigjur dhe nëse lutjeve tona u duhet dhënë përgjigje.
T’i kthehemi shembullit të fëmijëve që u kërkojnë gjëra prindërve: nëse fëmija kërkon një gjarpër në vend të një peshku, atëherë, prindi, nga dashuria dhe meraku, nukdo t’ia plotësonte kërkesën. Njohuritë më të thella dhe zgjuarsia më e madhe e prindërve, si dhe dashuria për fëmijën e tyre, do t’i pengonte ata t’i përgjigjej kërkesës specifike të fëmijës. Përkundrazi, ata mund të shohin përtej kërkesave specifike, mund të shohin faktin që fëmija është i uritur, dhe t’i ofrojnë diçka më të përshtatshme për të ngrënë. Prindërit ndonjëherë refuzojnë ose e vonojnë plotësimin e kërkesave të fëmijëve të tyre, ose u japin atyre diçka që, edhe pse është ndryshe nga ajo çka ata kanë kërkuar, i plotëson nevojat e tyre. Ati ynë qiellor shpesh bën të njëjtën gjë, kur i përgjigjet lutjeve tona.
Na inkurajojmë të lutemi, të lypim, të kërkojmë, të trokasim, dhe duke e bërë këtë ne marrim, gjejmë dhe na hapen mundësi të reja. Përgjatë Shkrimeve të Shenjta, ka një sërë premtimesh se Zoti do t’i përgjigjet kërkesave tona. Edhe pse nuk formulohet çdo herë, themeli kryesor i këtyre premtimeve është të pranosh se Zoti është i mirë, i ka për zemër interesat tona, na do thellësisht, dhe dëshiron që ne t’ia paraqesim kërkesat tona; dhe si Ati ynë i dashur, Ai do t’i përgjigjet lutjeve tona në bazë të asaj që Ai e di se në fund të fundit është më e mira.
Ne lutemi duke besuar, duke ditur se Zoti do t’i përgjigjet në mënyrën që është më e mira për ne dhe për të tjerët në përgjithësi, për shkak të dashurisë së Tij të thellë për ne. Ne kërkojmë për nevojat dhe dëshirat tona, duke besuar se me mirësinë, zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e Tij të plotë, Ai do të përgjigjet me një ‘po’, ‘jo’, ose ‘prit’. Duke besuar se Ai e di më mirë si t’i përgjigjet çdo lutjeje tonë, ne mund të lutemi siç lutej edhe Jezusi: “Mos u bëftë vullneti im, por yti.” 11