Pyetje: Ndërsa fëmijët e mi rriten, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jem prindi i mirë që dua të jem. Problemet janë më komplekse dhe mangësitë e mia janë më të dukshme për mua dhe fëmijët e mi. Çfarë këshille mund të më jepni?
Përgjigje: Prindërit e dinë që nga fillimi se nuk i dinë të gjitha përgjigjet dhe nuk janë të përsosur, por foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë aq të pafajshëm dhe kanë aq besim saqë as nuk e vërejnë. Kjo ndryshon disa vite më vonë, sidomos kur fëmijët bëhen adoleshentë. Zgjidhja nuk është në përpjekjen për të arritur standardin e paarritshëm të “prindit të përsosur”, por në të mësuarit për të përdorur papërsosmëritë dhe paaftësitë tuaja si hapa themeli. Këtu janë tre avantazhe të kësaj metode:
Së pari, kur e di se je i dobët dhe i pamjaftueshëm në vetvete, ji më i shpejtë për të kërkuar dhe pranuar ndihmën e Zotit. “Jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Zoti.”1 Kur jemi të dobët, atëherë Ai është i fortë te ne dhe për ne.2 Varësia nga Zoti do t’ju pajisë me forcë dhe urtësi që kurrë nuk mund t’i arrini vetë.
Së dyti, dobësia ju ndihmon të jeni të përulur. Kur jeni të përulur, jeni më të duruar dhe më të kuptueshëm me fëmijët tuaj. Ju jeni gjithashtu zakonisht më të hapur ndaj sugjerimeve nga të tjerët të cilët, duke qenë pak më të larguar nga situata, ndonjëherë mund t’i shohin gjërat më qartë.
Së treti, ju jepni një shembull të mirë duke u treguar fëmijëve tuaj se jeni të dobët dhe mund të gaboni dhe keni nevojë për ndihmën e Zotit, ashtu si ata. Kjo gjithashtu ju vë në një pozitë për të zhvilluar një marrëdhënie më të ngushtë me ta.
Pra, mos lejoni që disa dobësi t’ju dekurajojnë ose t’ju pengojnë. Ju mund të jeni vetja juaj e dobët, e papërsosur, njerëzore dhe ende të jeni një prind i shkëlqyeshëm. Në fakt, ky është i vetmi lloj prindi i shkëlqyeshëm që ekziston.
Thënë kjo, mënyra më e mirë për të ditur se çfarë kanë nevojë fëmijët tuaj dhe si t’i ndihmoni ata është të pyesni Jezusin. Veç të pasurit dashurinë e Tij, gjëja më e rëndësishme që ju si prind mund të bëni është të mësoni t’i kërkoni Zotit udhëzime në çdo situatë. Ai gjithmonë ka përgjigjen që ju nevojitet. Duke pasur Atë si një partner prindëror heq një pjesë të madhe të barrës nga ju.
Për shembull, nëse fëmija juaj është në një fazë të vështirë dhe ju jeni duke e humbur durimin, kërkoni Jezusin për ndihmë. Shpirti i Tij do të qetësojë mendjen tuaj, do të sjellë zgjidhje në mendjen tuaj dhe do t’ju ndihmojë të largoni stuhinë e vështirësive që mund të lindin. Ai mund të mbushë zemrën dhe mendjen tuaj me dashurinë e Tij, e cila ju mundëson të keni durim përtej aftësive tuaja. Ose nëse fëmija juaj ka një zakon t’ju kthejë fjalën, kërkojini Jezusit t’ju tregojë pse filloi problemi dhe si ta korrigjoni më së miri. Ai e kupton fëmijën tuaj brenda dhe jashtë dhe Ai mund t’ju udhëheqë në përgjigjet që kërkoni.