Vitet e fundit, kam qenë vullnetar në një projekt që u jep mësim të rinjve pa të drejta. Unë jam rritur në një familje tipike indiane të klasës së mesme të sipërme, dhe pjesën me të madhe të jetës sime kam jetuar në një lagje të ngritur të qytetit, ku u rrita dhe shijova një stil të rehatshëm jete. Kështu që, qe paksa një tronditje kulturore të shkelja në baltë dhe ta përjetoja jetën nga një nivel tërësisht ndryshe.

Në Indi, ka një kontrast të madh mes njerëzve të pasur, të cilët janë të edukuar e të sjellshëm, dhe klasave më të ulëta. Është një sfidë t’u mësosh atyre aftësitë e mira të komunikimit, etikën dhe vlerat, por gjithashtu më ka falur shumë vetë përmbushje dhe kënaqësi, dhe më ka ndihmuar të kuptoj mentalitetin dhe zemrën e njerëzve që dikur i shikoja me përçmim. Shoh se ata janë të etur të përmirësojnë jetët e tyre, nga etja për të mësuar. Gjithashtu e shoh nga progresi i tyre i shpejtë se ata kanë po aq potencial sa fëmijët që vijnë nga familje, të cilat arrijnë të përballojnë shkollat më të mira.

Bibla na tregon se veprat e mira, të bëra në shërbim të atyre të kanë nevojë, mund të jenë dëshmi për botën dhe e lartësojnë Zotin. 1 Jezusi e vë theksin në plotësimin e nevojave të njerëzve. Ai shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit, mirëpriti dhe ngushëlloi të nënshtruarit, të keqtrajtuarit dhe ata në periferi të shoqërisë. Ai pa potencial të madh te të gjithë. Ai i pa njerëzit me të meta dhe u tha se ata ishin “kripa e tokës” dhe “drita e botës.” 2 Secili, qoftë i pasur ose i varfër, është krijuar në imazhin e Zotit dhe është shumë i çmuar për Të.

Të dalësh vullnetar të shërbesh, qoftë në një projekt arsimor për personat që s’gëzojnë privilegje apo në programin e pastrimit të ndonjë lagjeje, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i shërbyer komuniteteve tona. Na jep mundësinë të njohim njerëzit kudo janë, të kuptojmë problemet e tyre dhe brengat, dhe të ndërtojmë marrëdhënie të afërta. Kur të tjerët shohin se është dashuria e Jezusit ajo që na motivon t’i shërbejmë në këtë mënyrë, na hap një derë për një dëshmi më të palëkundur të Tijën.

Jezusi tha se Ai nuk erdhi që t’i shërbejmë, por të na shërbejë dhe të japë jetën e Tij si shpërblesë për shumë njerëz. 3 Duke u shërbyer nevojave të të tjerëve, ne reflektojmë dashurinë e Jezusit, i cili i shërbeu anës fizike dhe shpirtërore të njerëzve, ndaj, ne lavdërojmë Zotin.


  1. Shih Mateu 5:16; 1 Pjetrit 2:12.
  2. Mateu 5:13,14
  3. Shih Mateu 20:28.