Gjatë kohës kur po punoja për këtë numër, u hasa me një histori frymëzuese mbi dy njerëz të mrekullueshëm të Zotit. Do të më pëlqente ta ndaja atë me ju.
Charles Spurgeon, evangjelisti i famshëm, dhe George Müller, hajduti i konvertuar në të krishterë, që themeluan dhe drejtuan pesë jetimore jetuan në Anglinë e shekullit të 19.
Sapo Spurgeon nisi një fushatë për të mbledhur shumë prej 300 paundësh, që vlente shumë herë më shumë se sot, që nevojitej urgjentisht për jetimoren që ai drejtonte. Natën që ai e arriti këtë qëllim, shkoi në shtrat i kënaqur.
Por para se të shtrihej të flinte, dëgjoi zërin e qetë dhe të hollë të Zotit: Jepja ato 300 paundë George Müller-it për jetimoret e tij në Bristol.
“Por, Zot,” kundërshtoi Spurgeon, “Më duhen ato para për jetimët e mi në Londër.”
Ai dëgjoi përsëri, “Jepja ato 300 paundë George Müller-it!”
Spurgeon luftoi edhe pak kundër idesë, por në fund, ra dakord dhe u shtri të flinte.
Mëngjesin pasues, ai shkoi në shtëpinë e George Müller-it dhe e çuan në studion e tij, ku e gjeti atë duke u lutur. “George, Zoti më tha të t’i jepja ty këto 300 paundë,” i tha.
“Unë i kam kërkuar Zotit saktësisht atë shumë!” tha Müller i befasuar.
Spurgeon ishte i lumtur për mikun e tij, por ende pak i dekurajuar për situatën e tij. Por kur ai u kthye në Londër, gjeti një letër, e cila po e priste në tryezën e tij të punës. Aty kishte një dhurim prej 300 gini (një gini vlen sa një paund dhe një monedhë) e paracaktuar për jetimoren e tij. “Zoti m’i ktheu 300 paundët e mi,” u shpreh ai, “me 300 monedha interes!”
Zoti punon në mënyra misterioze, dhe Ai nuk zgjedh gjithmonë ta shpërblejë veprën e dhënies fiks në këtë mënyrë, apo fiks në mënyrën që ne do të donim apo mendojmë se na nevojitet, por Ai nuk qëndron kurrë pa e bekuar veprën tonë.
Ky numër i Activated përmban artikuj dhe dëshmi që ilustrojnë qasjen e krishterë kundrejt pasurisë dhe zotërimeve. Shpresoj që t’ju duhet inkurajues dhe t’ju ndihmojë në ndërtimin e besimit.