Nuk ka gëzim më të madh apo shpërblim më të madh se sa të sjellësh një ndryshim thelbësor në jetën e dikujt. —Motër Mary Rose McGeady (1928–2012)
Sezonin Festiv duhet ta shohim jo vetëm si një rast për të dhuruar gjëra materiale, por si një rast për të dhuruar atë që ka më shumë rëndësi…dhurimin e vetvetes.—J. C. Penney (1875–1971)
Sigurisht, kjo është një kohë për të qenë të gëzuar, por është edhe një periudhë e mirë për të menduar për ata që nuk janë.—Helen Valentine
Fryma e Krishtlindjeve—dashuria—sjell ndryshime zemrash dhe jetësh.—Pat Boone (lindur v.1934)
Asgjë nga ato që mund të bëj unë, nuk do e ndryshojë strukturën e universit. Por ndoshta, duke ngritur zërin mund të ndihmoj çështjen më madhore—mirësi mes njerëzve dhe paqe në tokë.—Albert Einstein (1879–1955)
Nuk ka Krishtlindje të përkryera; vetëm Krishtlindje që ti vendos t’i festosh duke pasqyruar vlerat, dëshirat, dhembshurinë, zakonet e tua.—Bill McKibben (lindurv.1960)
Janë Krishtlindjet në zemër, ato që bëjnë festën e Krishtlindjeve.—W. T. Ellis (1845–1925)
Bëjini fëmijëve dy pyetje për këto Krishtlindje. E para: “Çfarë doni të dhuroni për këto Krishtlindje?” E dyta: “Çfarë dëshironi t’ju dhurojnë për Krishtlindje?” E para nxit bujarinë e zemrës dhe një vëmendje ndaj botës së jashtme. E dyta mund të sjellë egoizëm nëse nuk prihet nga e para.—I panjohur
[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]
Krishtlindjet nuk duken te dritat apo se kush më bukur zbukuron
Sekreti i tyre tek bukuria e brendshme qëndron.
Është zjarri i ndezur në shpirt,
Mirësia, hareja e jetës që gëzon
Është një mendim i thellë dhe një plan i madh.
Një shpirtin e njeriut një ëndërr lavdiplotë.
—Wilfred A. Peterson (1900–1995)
Krishtlindjet janë sa herë që ti u dhuron njerëzve dashurinë e Zotit…po, Krishtlindjet janë sa herë që i buzëqesh dhe i zgjat dorën vëllait tënd.—Nënë Tereza (1910–1997)
Bëhu një engjëll për dikë sa herë që të jepet mundësia, si një mënyrë falenderimi ndaj Zotit për ndihmën që ty të ka ofruar një engjëll tjetër.—Eileen Elias
Ne mund t’i shlyejmë dikujt një borxh floriri, por ama ne mbetemi gjithmonë në borxh ndaj mirësisë së dikujt.— Proverb malezian
Të dhurosh dhe të të duket normale ajo që bën, është mënyra më e mirë e të dhuruarit.—Max Beerbohm (1872–1956)
Krishtlindjet quhen të tilla kur i feston duke u dhënë rreze dashurie atyre që kanë nevojë.—Ruth Carter Stapleton (1929–1983)