Cilat janë shfaqjet e një shëtitje të mirë dhe të qëndrueshme me Mua? Nuk është sasia e kohës që kalon në bashkësi me Mua, nuk është sistemi “hapi a, hapi b, hapi c” për kohën që kalojmë së bashku, çka përcakton afërsinë tonë. Për të ditur nëse marrëdhënia me mua është aty ku duhet të jetë, duhet të gjykoni nga fryti, sepse një shëtitje e vërtetë dhe e afërt me mua është reflektimi i ndërveprimeve të përditshme që keni me të tjerët, mënyra si i përballoni situatat, se çfarë prioritetesh keni, dhe çfarë vendimesh merrni.
Kur kaloni kohë të vyer me Mua, mund të pushoni në paqe se e dini që po bëni çfarë mundeni, dhe e dini që Unë do të bëj pjesën tjetër, sipas vullnetit Tim. Pavarësisht mungesave apo zonave ku do të veproje më mirë, ki besim se do të të mbështes pjesën tjetër të rrugës. Ti mëson të njohësh çfarë të përmirësosh, por ti gjithashtu njeh aftësinë Time për të kompensuar mungesat e tua.