Fëmijët tuaj nuk do t’i harrojnë kurrë momentet e veçanta që kalojnë me ju. Ashtu si ne të tjerët, fëmijët lulëzojnë me vëmendjen personale dhe nëse nuk e marrin atë, ata ndihen keq, të parëndësishëm, apo edhe të refuzuar. Ju nuk duhet gjithmonë të kaloni shumë kohë me fëmijët për t’i bërë ata të dinë se i doni dhe i vlerësoni, por ju duhet të shpenzoni pak kohë me ta dhe cilësia e asaj kohe është po aq e rëndësishme sa sasia.
Koha e shpenzuar me fëmijët tuaj nuk është vetëm dhurata më e madhe që mund t’u jepni atyre, është gjithashtu investimi më i madh që mund të bëni te ta. Asgjë tjetër nuk do të bëjë një ndryshim më të qëndrueshëm në jetën e tyre. Dikush ka thënë: “Fëmijët e tu kanë më shumë nevojë për praninë tënde, se sa për dhuratat e tua”. Luaj lojëra me fëmijët e tu, lexo me ta, përqafoji, inkurajoji, kënaqu duke ndenjur me ta. Dilni për shëtitje ose thjesht uluni së bashku dhe bisedoni. Bëni pyetje dhe dëgjoni përgjigjet e tyre, dëgjojini me të vërtetë.
Nëse jeni si shumica e prindërve, keni më shumë angazhime në kohën tuaj sesa mund të përmbushni, dhe koha me fëmijët tuaj tejmbushet, kur paraqiten emergjencat. Ju e kuptoni se ka gjithmonë një të nesërme për ta, por fëmijët tuaj kanë nevojë për ju sot.Nëse ndodh një emergjencë e vërtetë, mund t’ju duhet të riplanifikoni kohën tuaj me fëmijët tuaj, por mos e anuloni atë.
Përveç kohës që kaloni me fëmijët tuaj, duhet të ndani edhe pak kohë për t’u lutur për ta. Lutja për fëmijët tuaj është një mënyrë e mrekullueshme për të fituar një kuptim më të mirë të tyre. Zoti është i aftë t’ju tregojë gjëra rreth tyre që ju nuk mund t’i mësoni ndryshe.
Shumë prindër të fëmijëve të rritur do t’ju thonë se keqardhja e tyre më e madhe është se nuk kaluan më shumë kohë me fëmijët e tyre kur ishin të vegjël. Ju do të duhet të sakrifikoni gjëra të tjera për ta bërë atë, dhe në fillim, mund të mendoni se nuk është përdorimi më i mirë i kohës tuaj, por bëjeni dhe nuk do të pendoheni. Çdo minutë që ju i jepni fëmijëve tuaj është një investim në të ardhmen. Shpërblimi do të jetë i përjetshëm.
Të qenit atje për fëmijët tuaj bën një ndryshim të madh në jetën e tyre, edhe kur nuk mendoni se po bëni shumë për ta ose po arrini shumë.