Të dielën e kaluar të Pashkës, poqa një tortë limoni për një grup të vogël miqsh që mblidheshin në shtëpinë time për të lexuar historinë e Pashkëve. Ne ndiqnim së bashku vargjet në Biblat tona, duke u ndalur për të diskutuar pikat interesante që na linin mbresa, kur mbaronte leximi, bashkonim duart dhe luteshim për shërim dhe falje për veten, familjet tona dhe miqtë tanë, të cilët nuk mundën të ishin me ne atë ditë.

Pasi të gjithë u larguan, unë u futa në internet dhe sytë më zunë këtë citim, të cilin nuk e kisha lexuar më parë:

Për të krishterin, parajsë është vendi ku ndodhet Jezusi. Ne nuk duhet të spekulojmë se si do të jetë parajsa. Mjafton të dimë se do të jemi përgjithmonë me Të. Kur e duam dikë me gjithë zemër, jeta fillon kur ne jemi me atë person; vetëm në shoqërinë e tyre jemi vërtet dhe me të vërtetë të gjallë. Kështu ndodh edhe me Krishtin. Në këtë botë kontakti ynë me Të nuk është e qartë, sepse ne mund ta shohim vetëm përmes një xhami të errët. … Përkufizimi më i mirë i kësaj është të thuhet se parasja është vendi ku ne gjithmonë do të jemi me Jezusin dhe ku nuk do të na ndajë më asgjë nga Ai.1

Më preku thellë, dhe papritur më lindi mendimi: Dërgoja miqve të tu.Nuk e dija nëse do t’u bënte përshtypje si më kishte bërë mua, por e kopjova në një email grupi me një përshëndetje të thjeshtë, ku i uroja të gjithëve një Pashkë të lumtur dhe u thosha se po lutesha për ta.

Nuk e kisha mbyllur ende kompjuterin, kur mora një përgjigje. Një mik, me të cilin që nuk kisha qenë në kontakt prej muajsh më falënderoi që e ndava citimin me të, duke thënë se ia kisha dërguar në mes të një dite shumë të vështirë.

Përgjigja e tij po vinte ndërmend, teksa po shëtisja qenin në mbrëmje. U kujtova se për pak nuk do ta ndiqja instinktin që ndjeva për ta dërguar. Është vetëm një citim i vogël. Të tjerët ndoshta nuk do të prekeshin si unë. M’u kujtua se sa shpesh mendoja se gjërat që bëja nuk kishin rëndësi, nuk ishin mjaftueshëm të mëdha, ose se do të kishin më shumë kuptim nëse ato ishin më spektakolare.

Morëm kthesën në një rrugë të qetë dhe plot me banesa, dhe hëna e ndritshme dhe e plotë u shfaq në fund të rrugës, sikur të ishte vendi ynë i mbërritjes. Papritmas, m’u mbush zemra me gëzim. Pashkët janë një kohë për të festuar ringjalljen dhe jetën e re, dhe atë natë ndjeva sikur fillova unë një jetë të re.


  1. William Barclay (1907–1978)