S’mbaj mend ta kem hasur këtë varg, deri para disa ditësh. Të paktën, nuk më kishte dalë para në këtë mënyrë. Mbase, ngaqë libri i profetit Sofonia është një nga kodet më pak të njohura të Biblës: “Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.” 1

Zoti i Madh i universit më do aq shumë dhe është shumë i lumtur që më ka në jetën e Tij, saqë Ai s’mund të rrijë duarkryq dhe organizon një festë dhe nis e këndon që t’ua bëjë të ditur të gjithëve! Është një imazh argëtues dhe inkurajues, veçanërisht nëse je ndier ndonjëherë larg nga Zoti.

Jezusi tha se urdhri më i madh është “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.” 2. Por është e vështirë të duash dikë që nuk e njeh, dhe shoh që nuk e vëre praninë e Jezusin afër, siç do të doja.

Secili prej nesh ka familje dhe miq, njerëz të cilët ne i njohim mirë. Pastaj, kemi njerëz me të cilët kalojmë kohë dhe të cilët i njohim, jo domosdoshmërish se zgjedhim ta bëjmë, por sepse ata janë koletë, shokë shkolle, etj. Veç tyre, kemi njerëz të cilët i njohim disi, të cilët i kemi takuar rastësisht, ose me të cilët jemi hasur me raste, të cilëve mezi u mbajmë mend emrin. Ka gjithashtu njerëz, të cilët me shumë gjasa, s’i  kemi takuar kurrë, por mbi të cilët kemi lexuar apo i ndjekim në rrjete sociale. Pyetja është, “Ku përfshihet Jezusi në këtë spektër?

Sigurisht që natyra e Zotit është aq e gjerë dhe komplekse, saqë asnjë qenie njerëzore s’mund ta njohë plotësisht Atë. Por qëllimi i jetës është ta kërkosh vazhdimisht Atë, 3 të mësosh më shumë për Të dhe të shijosh shoqërinë e Tij. Siç shkruante Pali, “I konsideroj të gjithë këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim.” 4

Të fillojmë ta njohim Jezusin.


  1. Sofonia 3:17
  2. Mateu 22:37
  3. Shih Jeremia 29:13.
  4. Filipianëve 3:8