Ke pasur ndonjë herë ndonjë ditë të keqe, vetëm sepse ke kaluar rrugën me dikë që ishte me humor të keq? Ndoshta, ka qenë dikush në të njëjtin autobus, apo një klient tjetër në të njëjtin dyqan, dikush të cilin normalisht as do ta vinit re, por ai një person idhnak apo i shkujdesur që të prish të gjithë ditën.
Nga ana tjetër, a ke pasur ndonjë ditë që ka shkuar vaj dhe më pas, ke kuptuar se filloi të ishte e tillë pasi takuat dikë veçanërisht të sjellshëm me ty? Ndoshta, ishte mënyra si të buzëqeshi, apo mënyra si ai person ngriti dhe ju dha diçka që ju kishte rënë përtokë, apo mbajti derën hapur për ty. Qe vetëm një gjest i vogël, po qe një gjest që pati një ndikim pozitiv në ditën tuaj.
Të gjithë kanë ndikim. Çast mbas çasti sjellja dhe niveli i lumturisë suaj reflektohen te gjërat e vogla që thoni dhe bëni, dhe ato ndikojnë tek të tjerët. Çfarë lloj ndikimi ke ti zakonisht?
Mendo për gjërat që kanë bërë njerëzit, të cilat ta kanë zbukuruar ditën, dhe vëri qëllim vetes t’i bësh të njëjtat gjëra për të tjerët. Nuk do të zbukurosh vetëm ditën e dikujt tjetër, po gjithashtu do të zbulosh se ti je më i lumtur dhe e sheh jetën më pozitivisht.