Po mendoja për mamanë time në ditëlindjen e saj, dhe kuptova se kishte diçka shumë speciale mbi fëmijërinë time, kohët që kaluam së bashku. Më konkretisht, unë po mendoja Krishtlindjet, që kam kaluar kur isha e vogël. Ajo që e bën çdo kujtim të veçantë nuk ishte numri apo vlera e dhuratave që ne merrnim apo festat e Krishtlindjes që ne merrnim pjesë. Përkundrazi, ishin gjërat e vogla.
Fillimisht, ishte Krishtlindja, kur ne bëmë përpjekje shtesë për të bërë gjëra së bashku si familje, kur bëmë një skenë mbi lindjen e Krishtit në dhomën tonë të ndenjjes nga një dërrasë e vjetër që kishte në pjesën e sipërme pemë pishe në miniaturë dhe figura të vogla, të cilat i kishim bërë dhe i kishim veshur vetë.
Shtëpia e vogël dhe e ftohtë ku jetuam vitin pasardhës u ngroh nga një kasetë e këngëve të Krishtlindjes, hera e parë për ne fëmijët, dhe gëzimi i gjetjes së portokajve në çorapet që kishim varur, së bashku me arrat dhe rrushin e thatë të mbështjella në letër alumini. Atë vit patëm gjithashtu një pemë Krishtlindjesh me zbukurime të bëra vetë që përfaqësonin frutat e Shpirtit të Shenjtë: dashurinë, harenë, paqen, durimin, dashamirësinë, virtytin, besimin, mirësinë dhe vetëkontrollin. 1
Ishte dhe Krishtlindja, kur isha akoma më e vogël. Ne shponim kokoshkat dhe i varnim ato në pemë. Thuajse nuk mbetej asnjë deri në fund të dhjetorit, pasi një miushe e vogël, tinëzare, e maskuar si një tre vjeçare me flokët gërshet, i cimbiste kur mendonte se askush nuk po e shikonte.
Ishte edhe një Krishtlindje, kur isha nëntë vjeç, kur ne gjashtë vajza u zgjuam dhe e gjetëm veten para një surprize, nju rreshti me kuti të bardha këpucësh, ku në secilën shënoheshin emrat tona dhe secila mbante brenda diçka të veçantë, që na duhej ose mund të cilën mund të luanim, litarë për t’u hedhur, letra, një furçë flokësh apo kapëse, artikuj të vegjël veshjeje, etj. Çfarë dhuratash qenë ato për ne fëmijët, prindërit e të cilëve ishin vullnetarë me kohë të plotë!
Duke menduar për ato festa të veçanta më shton dëshirën t’u fal fëmijëve të mi të njëjtën dashuri, emocion dhe ngrohtësi këtë Krishtlindje. Dua që ata të kenë kujtime të lumtura kur të kthejnë kokën pas në të shkuarën. Atëherë, e kuptova se çfarë i bënte këto momente aq të veçanta: ishte dashuria e prindërve të mi dhe koha që ata na kishin kushtuar, që e dëshmonte atë dashuri. Ishte besimi i prindërve tanë te Jezusi dhe Fjala e Zotit që na dha neve çfarë kishim nevojë, dashurinë e Tij, shpëtimin dhe një qëllim në jetë, që të arrijmë dhe të fitojmë zemrat e të tjerëve me të vërtetën e Zotit.
Jo, ne nuk kishim shumë, por ne kishim Zotin dhe njëri-tjetrin, dhe kjo i bënte ato Krishtlindje të lumtura dhe të veçanta.
- Shih Galatasve 5:22–23. ↑