Kur unë isha tetë vjeçe, unë dhe familja ime pamë një dokumentar të BBC-së që fliste për një grup veteranësh britanikë të Luftës së Dytë Botërore që kishin luftuar në Afrikën e Veriut. Përgjatë filmit, veteranët lidhnin përvojat e tyre të luftës, shumica prej të cilave ishin përllogaritje të urisë, terrorit dhe nevojat në rrugën e fitores. Edhe pse këto histori ishin prekëse, gjëja më e paharrueshme për mua ishte një histori tjetër. Kishte të bënte me një person të dobët fizikisht, me flokë të bardha, i cili buzëqeshte ngrohtësisht dhe tha se përvoja e tij më e paharrueshme kishte qenë kur i kishin dhuruar një pjeshkë!
Shpjegonte se divizionin e tij e kishte kapur ushtria italiane, dhe se ai bashkë me ushtarët e tij u çuan në Itali. Personat që i kapën i bënë paradë përmes rrugëve dhe bënë gjithçka mundën për t’i poshtëruar publikisht. Kalimtarët iu bashkuan, duke i përqeshur, duke i pështyrë dhe duke i shfryrë zemërimin dhe mërinë e tyre.
Papritur, nga mesi i turmës që po tallej me ta, “një vajzë e vogël bëri një hap para, më vuri një pjeshkë në dorë, dhe më pas u largua si shigjetë para se të mund ta falënderoja,” tregonte veterani. “Ishte pjeshka më e shijshme që kam ngrënë ndonjëherë.”
Veterani mund të ishte fare mirë në të shtatëdhjetat e tij, por sytë e tij shndrinin kur tregonte historinë e vajzës italiane, e cila kishte treguar mirësi drejt tij, gjatë një periudhe urrejtje dhe armiqësie të thellë mes dy vendeve në luftë. Në orën e tij të turpit dhe dëshpërimit, kjo vajzë që nuk ia dinte emrin sfidoi trysninë shoqërore për të dhënë një dhuratë të thjeshtë dhe të sinqertë dhembshurie. Ajo pa përtej statusit të tij si ushtar i një vendi armik dhe e pa si një qenie njerëzore që po vuante dhe kishte nevojë për dashamirësi. Ai e kujtoi atë pjeshkë në vitet e vështira që pasuan atë luftë, e cila dalëngadalë erdhi drejt fundit, dhe më vonë sa herë që kishte nevojë për fuqi për të mbajtur gjallë shpresën, për të lënë pas dhimbjen dhe plagët e luftës, dhe të fillonte një jetë të re.
Me shumë gjasa, ajo mendoi pak për veprën e saj; në fund të fundit, ishte “vetëm” një pjeshkë. Me siguri, ajo nuk e ëndërroi kurrë se ai do ta mbante gjallë dashamirësinë e saj për pjesën e mbetur të jetës së tij, dhe se ajo histori do të përfshihej në një dokumentar që me shumë mundësi ka frymëzuar të tjerë për ta përhapur këtë histori, siç po bëj edhe unë.
Apostulli Xhejms përshkroi këtë efekt gurgullimë kur shkroi, “Fryti i drejtësisë mbillet në paqe nga ata që e bëjnë paqen.” 1 Mund të bëjmë paqe duke shpërndarë “pjeshkë” dashurie dhe mëshire, madje kur është me rrezik apo origjinale, për “frytin e drejtësisë” e cila do të ndikojë që, shpirtrat e lodhur të përforcohen, që zemrat e trishtuara të gëzohen, që të vetmuarit të duan, ia vlen barra qiranë.
- Xhejms 3:18 ↑