Në rrugën e jetës sonë si ndjekës së Jezusit, ka gjithmonë mënyra për t’i shërbyer të tjerëve, qoftë ndonjëherë, qoftë vazhdimisht. Emërtuesi i përbashkët në çdo aktivitet apo skenar të tillë është qëllimi për të përcjellë dashuri dhe mirësi.

Të japësh më shumë nga koha jote, dhe përtej pritshmërive ka një kosto, shpesh, e njohur vetëm për ty dhe Jezusin. Por Ai nuk na kërkon ta bëjmë atë përpjekje shtesë kohe apo fuqie, apo çfarëdo nevojitet, me të lehtë. Ai e di se rezultatet në jetët e të tjerëve ia vlejnë për koston shtesë dhe mund të kenë një ndikim më të madh nga ç’presim.

Kohët e fundit, u preka shumë nga një video e shkurtër e disa punonjësve të krishterë që po shërbenin në një jetimore. Dukej qartë që këta njerëz kishin një ndikim të mrekullueshëm tek fëmijët, kur ata plot me dashuri dhe me pozitivitet ndërvepronin me ta, duke i mësuar atyre këngë, duke i dhuruar përqafime, dhe duke i siguruar mundësi për argëtim dhe të qeshura, duke krijuar eksperienca të paharrueshme për të gjithë ata. Mund të ndieja se si ndikonin dukshëm në jetën e tyre. Dashuria e Zotit shndriste përmes tyre.

Sigurisht, lumturia më e madhe dhe më e qëndrueshme vjen duke pranuar Jezusin dhe duke filluar ta njohësh Atë, dhe të duam ta ndajmë Atë me të tjerët dhe t’i udhëheqim ata për t’ju afruar Atij. Por edhe kur kjo nuk është praktike apo e realizueshme, Ai mund ta përdorë ende dashurinë, mirësinë dhe veprimet tona plot përkujdesje për të ndriçuar jetët e atyre përreth nesh. Këto veprime plot dashuri dhe përkujdesje janë një shfaqje e Shpirtit të Zotit që tërheq njerëzit dhe i ndihmon ata të ndihen të lumtur dhe të dashur.

Pikat e mëposhtme janë disa gjëra që mund të sjellin paqe dhe lumturi tek dikush. Kjo është një temë e gjerë dhe unë po prek disa prej efekteve pozitive, por ju mund të bëni vetë kërkimin tuaj dhe të gjeni përfitime të jashtëzakonshme që janë zbuluar si rezultat i studimeve mjekësore dhe shkencore në këto fusha.

  1. Përfitimet e të qeshurit

Siç shkroi Solomoni në librin e Proverbave, “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë.” 1 Ai nuk kishte studime shkencore që ta mbështesnin, por ai me siguri “i ka rënë në të” përmes Shpirtit të Zotit.

Të ndash të qeshurën dhe argëtimin mund të ushqejë ndjeshmërinë, dhembshurinë, besimin, dhe afërsinë me të tjerët. Veç kësaj, në shumë raste e qeshura ka treguar se:

  • Ul tensionin
  • Lehtëson dhimbjen
  • Pakëson sjelljen armiqësore
  • Përmirëson sistemin imunitar
  • Përmirëson aftësitë shoqërore
  • Ndikon në nivelet e sheqerit në gjak
  • Stërvit shumë muskuj në trup
  • Përmirëson aftësitë reaguese 2
  1. Vlera e të prekurit

Përveçse i bën mirë sistemit imunitar, shumë studime kanë treguar se prekja mund të ulë depresionin dhe armiqësinë dhe madje të rrisë nivelet e mbijetesës të pacientëve me disa sëmundje.Neurologu Shekar Raman, në Riçmond, të Virxhinias, shpjegon: “Një përqafim, një e cekur në shpinë, dhe madje një shtrëngim miqësor duarsh procesohen nga qendra e shpërblimit në sistemin nervor qëndror, kjo është arsyeja pse mund të ketë një ndikim të fuqishëm në psikikën njerëzsore, duke na bërë të ndiejmë lumturi dhe gëzim. Dhe nuk ka rëndësi nëse ti je personi që prek apo prekesh. Sa më shumë të lidhesh me të tjerët, edhe në nivelin më të vogël fizik, aq më i lumtur do të jesh” Kërkimet sygjerojnë se prekja është thelbësore për komunikimin, lidhjen dhe shëndetin njerëzor.

Dacher Keltner, Doktor Shkencash, kur foli për përfitimet e prekjes tha: “Përfitimet fillojnë që momenti kur lindim. Një pasqyrë e kërkimit, të zhvilluar nga Tiffany Field, një drejtuese në fushën e të prekurit, zbuloi se foshnjat e lindura para kohe, të cilat marrin thjesht tre seanca 15-minutëshe prekjeje në ditë për 5–10 ditë marrin 47 përqind më shumë peshë se fëmijët e lindur para kohe që marrin trajtim standard mjekësor.”

Studimet tregojnë se prekja tek pacientët me Alzaimer mund të ketë efekte të mëdha kur përpiqemi t’i qetësojmë, të bëjmë lidhje emocionale me të tjerët, dhe të reduktojë simptomat e depresionit. 3

  1. Fuqia e të dëgjuarit

Të dëgjosh dikë mund të ketë një ndikim të fuqishëm në shëndetin, qëndrimin, ndjesinë e vetëvlerësimit dhe gjithë perspektivat e tij në jetë. Mund të tregoni se ju intereson duke i kushtuar kohë për ta dëgjuar, për t’i kuptuar zemrën e dikujt, dhe kjo mund të arrijë shumë!

  • Të dëgjuarit është një shenjë respekti.
  • Të dëgjuarit i bën njerëzit të ndihen të vlerësuar.
  • Të dëgjuarit është një shenjë dashurie.
  • Të dëgjuarit siguron mundësi për ndryshim.
  • Të dëgjuarit i bën njerëzit me vlerë.
  • Të dëgjuarit thyen pengesat dhe i bashkon njerëzit.
  • Të dëgjuarit mund të sigurojë shërim emotional.
  • Të dëgjosh njerëzit, mund t’i motivojë ata të çohen dhe ta provojnë përsëri.
  1. Ndikimi i muzikës

Të dëgjosh muzikë që të ngre moralin mund të ketë shumë elemente shëruese fizike, po ashtu bën edhe ndryshime pozitive në gjendjen mendore dhe emocionale të një personi. 4 Madje, ka edhe shumë avantazhe të këndosh. 5

  1. Përfitimet e lidhjes njeri/kafshë

Të ndash kafshën tënde me dikë që ka rënë në depresion apo në një gjendje ankthi, në disa raste, e ndihmon shumë. Ka tashmë një sërë studimesh nga shkencat mjekësore rreth përfitimeve të shumëfishta nga terapitë me kafshë dhe  “ lidhjet njeri-kafshë për të promovuar zhvillimin e fëmijës, për të ndihmuar në kujdesin e të moshuarve, sëmundjet mendore, paaftësitë fizike, çmendurinë, marrja e vetes nga abuzimet dhe traumat, rehabilitimi i të rinjve apo të rriturve të burgosur.” 6

Një profesionist i cili nuk po punonte më për shkak të një operacioni në zemër të ndjekur nga shfaqja e një sëmundjeje kronike dhe rraskapitëse zbuloi rolin mbrojtës së dy maceve të tij siameze. Ai tha:

“Kur zgjohem me shumë dhimbje, pyes veten ç’kuptim ka të vazhdoj? Më pas, shoh një nga macet ose ato kërcejnë nëpër shtrat dhe unë mendoj:  Ato na falin kaq shumë gëzim. Ato janë kaq të mrekullueshme dhe unë jam kujdestari i tyre. Jam përgjegjës t’i mbaj ato gjallë, të sigurta dhe të lumtura.7

  1. Gëzimi i krijimit të diçkaje nga fillimi

Puna me dorë si: piktura, thurja, puna me dru, kopshtaria dhe çdo aktivitet tjetër që përfshin krijimin apo ndërtimin e gjërave, është një mjet i dobishëm për uljen e stresit, lehtësimin e ankthit dhe kalimin e depresionit. Këto lloje veprimtarish mund t’i çojnë njerëzit drejt një gjendje të përmirësuar të mendjes dhe kënaqësive të mëdha. Thuhet se duart punëtore të çojnë në mendime spontane, plot gaz dhe krijuese. 8

  1. Vlera e të luajturit

Ju paraqesim këtu disa shprehje interesante nga disa persona që kanë studiuar artin. Luajtja me fëmijët dhe madje edhe me të rriturit i bashkon njerëzit. Një artikull në Psychology Today, që fliste mbi studimet e vlerave të lojës, tha, “[Loja] gjithashtu sjell një gjendje mendore që, tek të rriturit njësoj si tek fëmijët, është veçanërisht e përshtatshme për arsyetimin e nivelit të lartë, zgjidhjen e mprehtë të problemeve, dhe të gjitha llojet e përpjekjeve krijuese.” 9

“Përmes lojës mësojnë fëmijët fillimisht të marrin vendime, të zgjidhin probleme, të shfaqin vetëkontrollin, dhe të ndjekin rregulla. … Më e rëndësishmja, loja është një burim lumturie.” 10

Lojërat për të rriturit mund të çlirojnë tensionin, të promovojnë një ndjesi të përgjithshme të mirëqenies, dhe mund t’i lehtësojë përkohësisht nga dhimbjet. Aktivitetet argëtuese me familjen dhe me miqtë mund të ndihmojë gjithashtu për të mënjanuar tensionin dhe depresionin, të stimulojë mendjen, dhe të rrisë krijimtarinë. Luajtja mund të rrisë energjinë dhe gjallërinë, si dhe mandje të përmirësojë rezistencën ndaj sëmundjeve, të të ndihmojë të ndihesh sa më mirë. 11

  1. Fuqia shëruese e natyrës

Ka përfitime të shumta mendore, emocionale dhe fizike nga kontakti me natyrën: Mund të inkurajojë imagjinatën dhe krijimtarinë, zhvillimin njohës dhe intelektual, si dhe marrëdhëniet shoqërore. Po ashtu, mund t’ju ndihmojë të çlodhni mendjen, kur jeni të lodhur nga puna apo studimi, duke kontribuar në performancë të përmirësuar dhe rezultate të kënaqshme. 12

Çfarëdo metodash të përdorni për të dëshmuar dashurinë e Zotit për të tjerët, Ai mund të punojë përmes tyre për të siguruar diçka të paçmueshme. Zoti kujdeset për gjithë qenien dhe ka shumë metoda të ndryshme, me atë të së cilave Shpirti i Tij prek njerëzit përmes fjalëve dhe veprimeve tuaja. Prandaj, “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” 13


  1. Fjalët e urta 17:22
  2. Jennifer Welsh dhe LiveScience, “Pse e Qeshura mund të jetë Ilaçi më i mirë i Dhimbjes ,”Scientific American,  14 shtator 2011; Melanie Winderlich, “10 Arsye Pse e Qeshura të Bën Mirë,” Curiosity(Discovery Channel)
  3. http://www.exhibithealth.com/general-health/health-benefits-of-human-touch-1345http://greatergood.berkeley.edu/article/item/hands_on_research.
  4. http://www.emedexpert.com/tips/music.shtml#ref29
  5. http://www.businessballs.com/singing.htm#singing-introduction
  6. https://suite.io/laura-owens/48ej266
  7. http://blogs.psychcentral.com/healing-together/2010/11/the-power-of-pets-in-the-recovery-from-trauma
  8. http://www.psychologytoday.com/blog/the-creativity-cure/201205/creativity-happiness-and-your-own-two-hands
  9. http://www.psychologytoday.com/blog/freedom-learn/200811/the-value-play-i-the-definition-play-gives-insights
  10. http://www.theatlantic.com/health/archive/2011/10/all-work-and-no-play-why-your-kids-are-more-anxious-depressed/246422
  11. http://www.helpguide.org/articles/emotional-health/benefits-of-play-for-adults.htm
  12. http://depts.washington.edu/hhwb/Thm_Mental.html#brain,http://heapro.oxfordjournals.org/content/21/1/45.full#sec-1
  13. Mateu 5:16