“E mjerë!” Kjo ishte mënyra e vetme për ta përshkruar se si ndihesha atë ditë. Burrit tim iu desh të udhëtonte, përsëri! – Dhe u mbeta vetëm me katër fëmijët tanë. Financat ishin të ulta, shëndeti im ishte i keq dhe vajza ime adoleshente po kalonte një krizë. Unë u luta! Oh, sa shumë u luta, që Jezusi t’i bënte gjërat pak më të lehta për t’i duruar!
Duke parë nga dritarja ime një korije pemësh që lëkundeshin nga një erë e butë, kujtova herë të tjera kur Jezusi më kishte inkurajuar të mbahesha fort, derisa Ai të mund t’i zgjidhte gjërat.
Kjo ishte kur vura re një ketër të vogël, duke angullirë, ndërsa ngjitej e ulej nëpër pemë, krejt moskokëçarrës. E kisha zili krijesën e vogël.
Ketri im zgjodhi atë moment për të ndryshuar taktikat. Në vend që të vraponte lart e poshtë pemëve, ai filloi të kërcejë nga njëra pemë në tjetrën. Ai u hodh te pema e fundit në grumbullin e pemëve dhe më pas pa një pemë tjetër që qëndronte larg nga të tjerat. Dukej i menduar.
Unë mata me mend distancën midis ketrit dhe asaj peme, dhe m’u duk dy-tre herë më në distancë nga sa kishte kërcyer. Kishte para një sfidë masive.
“Nuk mund ta kesh seriozisht, krijesë e vogël!” Mërmërisja unë.
Por ai nuk po kërkonte këshillën time. Ai vrapoi disa herë në gjatësinë e degës, duke ulëritur furishëm. Pastaj ai u ndal dhe pa edhe një herë distancën, u përkul dhe kërceu. Desha ta hiqja shikimin nga aty. Me siguri, kjo sfide do të përfundonte keq!
Por jo! Ai fluturoi përtej asaj hapësire të pamasë dhe u ul në pemën tjetër me hijeshinë dhe lavdinë që e karakterizon dikë që kryen sfida të tilla heroike. Ai bërbëliti në fitore dhe u hodh përpjetë më lart në pemë, si në pritje të shpërblimit të tij.
Atëherë, e dija se çfarë më mungonte. Kisha qenë aq e zënë me problemet e mia, duke matur distancën midis pemëve, saqë kisha frikë ta lija veten të lirë dhe të fluturoja drejt anës tjetër. S’po i kushtoja më vemendje Krijuesit tim, Shpëtimtarit tim, kujdesit të Shokut tim të Ngushtë për mua.
Teksa vështroja ketrin, tani duke bërbëlitur me gëzim në majën e pemës, e dija që Jezusi i ishte përgjigjur lutjes sime, jo përmes një mrekullie spektakolare, por nëpërmjet shembullit të një ketri të vogël të lumtur. I njëjti Zot që u kujdes për të, do të kujdesej edhe për mua.