Do të më pëlqente që ju të njihnit tre njerëz të cilët më lanë një mbresa të mëdha vitin që shkoi. I pari është ndihmësi i një kamarieri i cili pastroi tryezën time nga karrigia e tij me rrota me një hijeshi dalluese saqë nuk u habita aspak kur përgjegjësi më tha kur po dilja, se e konsideronte këtë djalosh punonjësin e tij më të vyer. “Mendoj se njerëzit më shumë kthehen për të se sa për ushqimin,” bëri shaka përgjegjësi.
I dyti ishte një lypës i verbër buzëqeshja dhe bekimet e përzemërta të të cilit më bëjnë ta kërkoj atë sa herë ndodhem në atë zonë. Jezusi tha je më i bekuar kur jep sesa kur merr; miku im i verbër krijon besimtarë.
E treta ishte një arkëtare e moshës së mesme urimi “Paç një ditë të këndshme” e së cilës, mbas kush e di sa orësh në këmbë, ishte aq i vërtetë saqë ma ndryshoi tërësisht ditën. Nuk më mërzit fakti që e di se ajo i ka thënë të njëjtën gjë çdo klienti para dhe pas meje; unë isha duke u mbytur atë ditë dhe ajo ishte shpëtimtarja ime.
Çfarë ka tek njerëz si këta të tre që na bën të ndihemi ziliqarë, jo për rrethanat e tyre por për natyrën e tyre të hareshme? Si ëngjëjt e maskuar, këta kampionë të pashpresë të dashamirësisë duken se na thonë, “Bashkojuni skuadrës!”
Në kërkim të sekretit të tyre, kërkova për një emërues të përbashkët, si ia dalin ata jo vetëm të ngrihen kundër mjerimit, por të marrin kaq shumë njerëz me vete, dhe besoj se e gjeta. Ata të gjithë janë me të vërtetë mirënjohës për ato që kanë saqë nuk harxhojnë kohë duke dëshiruar që gjërat të ishin ndryshe. Kjo fitore vjen vetëm sepse e njohin dhe ndihen të sigurt për dashurinë e Zotit.
* * *
“Edhe pse nuk jemi të plotë, Zoti na do plotësisht. Edhe pse nuk jemi të përsosur, Zoti na do përsosmërisht. Edhe pse ne mund të ndihemi të humbur dhe të paorientuar, dashuria e Zotit na orienton plotësisht. … Ai e do secilin prej nesh, madje, edhe ata që kanë të meta, janë refuzuar, janë të çuditshëm, të pikëlluar apo të shkatërruar.”―Dieter F. Uchtdorf (b. 1940)
“Ka dy lloje njerëzit në botë. Janë njerëzit që instinktivisht kërkojnë çdo mundësi të jenë ‘viktimë’ dhe ata që kërkojnë çdo mundësi për t’u ngjitur më lart, pavarësisht se ku janë dhe çfarë po ndodh rreth tyre. … Ne jemi të gjithë individë të fuqishëm. Le ta përdorim atë fuqi për të krijuar diçka të bukur!” ― Christopher Hawke